Katari paralajmëron futbollistët: Të gjithë të jeni të vaksinuar, ose mund të pezulloheni nga Kupa e Botës

Katari paralajmëron futbollistët: Të gjithë të jeni të vaksinuar, ose mund të pezulloheni nga Kupa e Botës

Katari mund të ndalojë lojtarët e pavaksinuar nga Kampionati Botëror i Futbollit vitin e ardhshëm. Raportohet se Katari po bën presion për vaksinimet e detyrueshme Covid-19 për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Botës 2022. Emiratet e Bashkuara tashmë ka zbuluar se kushdo që merr pjesë në turneun e nëntorit të ardhshëm […]


Raportohet se Katari po bën presion për vaksinimet e detyrueshme Covid-19 për të gjithë lojtarët që marrin pjesë në Kupën e Botës 2022.

Emiratet e Bashkuara tashmë ka zbuluar se kushdo që merr pjesë në turneun e nëntorit të ardhshëm do të duhet të vaksionohet dy herë, sipas The Athletic.

Sidoqoftë, dihet që pikëpamjet e lojtarëve profesionistë për marrjen e vaksinës janë të përziera.

Katari, i cili tashmë ka administruar më shumë se 4.6 milion vaksina, afërsisht 82 përqind e popullsisë së tij, është në diskutime me FIFA-n dhe autoritetet mjekësore në përpjekjet për të arritur një zgjidhje miqësore me ta.

Pozicioni i Katarit mbi vaksinën mund të jetë një faktor në vendimet e disa yjeve ndërkombëtare nëse do të jenë të vaksionuar.

Një numër i klubeve të Premier Ligës dihet se kanë lojtarë që ende i rezistojnë vaksinës Covid-19, përfshirë yllin e Arsenalit dhe Zvicrës, Granit Xhaka.

Trajneri i Manchester United, Ole Gunnar Solskjaer pranoi muajin e kaluar “jo të gjithë lojtarët janë vaksionuar dy herë“, duke shtuar “Unë i kam inkurajuar ata që të bëjnë vaksinimin, por ju nuk mund ta detyroni askënd ta bëjë këtë.”

Menaxheri i Newcastle, Steve Bruce ka pranuar se “shumë” lojtarë të tij nuk janë vaksinuar – pavarësisht se portieri i tyre Karl Darlow u shtrua në spital për shkak të virusit.

Kupa Botërore FIFA 2022 është planifikuar të jetë edicioni i 22-të i Kupës Botërore FIFA që do të mbahet mes 21 nëntorit dhe 18 dhjetorit të vitit të ardhshëm.

Kjo njëherit do të jetë Kupa e parë Botërore që do të mbahet ndonjëherë në botën arabe dhe e para në një vend me shumicë myslimane.

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova