Hadergjonaj: Unë vij me dëshirë të madhe, nuk ka rëndësi se në çfarë pozite luaj

Mbrojtësi i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, ka folur para ndeshjes me Spanjën, duke thënë se nëse nuk do të besojmë në se marrin pikë, nuk do ta luanin ndeshjen. Ai ka thënë se te Kosova ndjehet komod në secilin pozicion që luan, pa marr parasysh në të djathtë të mbrojtjes, apo në të majtë. “Nesër është […]
Ai ka thënë se te Kosova ndjehet komod në secilin pozicion që luan, pa marr parasysh në të djathtë të mbrojtjes, apo në të majtë.
“Besoj që momenti i mirë është loja, jo rezultatet. Kemi arritur të bashkohemi si ekip. Ajo si funksionoi. Katër pikë na japim vetëbesim, dhe e dimë se si mund të luajmë. Shpresoj që lojtarët që janë me lëndime, të jene gati dhe të bëjmë një lojë të mirë”.
“Nëse mendojmë që nuk arrijmë pikë, nuk do të futeshim nesër në lojë. E dimë si kemi luajtur në Sevilla kemi humbur 3-1, dhe nuk kemi luajtur keq. Kualitetin e Spanjës e dinë të gjithë. Ne i bëjmë analizat me stafin, është rasti, ne për atë luajmë futboll, me arrit fitore historike”, ka thënë Hadërgjonaj.












