Dardanet nuk i tremben përballjes me favoritin e grupit

Dardanet nuk i tremben përballjes me favoritin e grupit

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Norvegjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”. Ndonëse përballë do të kenë skuadrën favorite të grupit, Dardanet hyjnë në këtë takim pa frikë dhe me synim prë të dhënë më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, e […]

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka zhvilluar stërvitjen e fundit para përballjes së nesërme me Norvegjinë në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Ndonëse përballë do të kenë skuadrën favorite të grupit, Dardanet hyjnë në këtë takim pa frikë dhe me synim prë të dhënë më të mirën e tyre në fushën e gjelbër, e pse jo edhe të befasojnë me rezultat.

Për dallim nga ndeshja e parë kundër Shqipërisë (1:1), kur Kosova hyri me synim për fitore dhe me lojë sulmuese, kësaj radhe përzgjedhësja Afërdita Fazlija do të jetë e detyruar të ndryshojë skemën e lojës, duke i kushtuar më shumë vëmendje repartit defanzivë, marrë parasysh cilësitë e kombëtares norvegjeze, e cila para pak ditësh e mundi Armeninë me rezultat të lartë, 10:0.

Një gjë të tillë e ka pranuar edhe vetë përzgjedhësja Fazlija në konferencën për media. “Ne luajmë futboll të bukur dhe të hapur, por ndaj Norvegjisë duhet të luajmë lojë defanzive me sistemin, 5-4-1. Norvegjia ka përgatitje të mirë fizike, por edhe e qarkullon shumë mirë topin. Megjithatë, ne e kemi analizuar lojën e kundërshtarit dhe besoj se do të bëjmë paraqitje të mirë. Fitorja bindëse e tyre ndaj Armenisë nuk na tremb. Do të mundohemi që me lojë të disiplinuar ta neutralizojmë kundërshtarin”, ka thënë ndër të tjera Afërdita Fazlija.

Ndërkaq, dy futbollistet Erëleta Mehmeti dhe Edona Kryeziu kanë thënë se kundër norvegjezeve do të japin maksimumin.

“E kemi përcjellë ndeshjen e Norvegjisë. E dimë se ka ekip të fortë, por nuk i friksëohemi përballjes me këtë skuadër dhe jemi të përgatitura për të dhënë maksimumin për rezultat pozitiv”, u shpreh Mehmeti.

Në anën tjetër, Edona Kryeziu ka thënë se janë të vetëdijshme për cilësitë e kundërshtareve, por nuk hyjnë në fushë të dorëzuara.

“E njohim Norvegjinë, por ne do ta respektojmë veten dhe do të japim maksimumin për rezultat të mirë“.

Ndeshja Kosovë – Norvegji, zhvillohet të martën në stadiumin “Fadil Vokrri”, në orën 19:00 dhe i takon kualifikimeve për Botërorin e vitit 2023, që do të mbahet në Australi dhe Zelandën e Re.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova