Cakolli: Ne kemi mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemie, pse me i shty?

Cakolli: Ne kemi mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemie, pse me i shty?

Eugen Cakollin nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), ka dalë kundër propozimit të kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca për shtyerjen e zgjedhjeve lokale. Cakolli ka thënë se Kosova ka mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemi dhe se kjo nuk është problem, por sipas tij, problemi është mbajtja e fushatës zgjedhore. “Sot, situata është krejt […]

Cakolli ka thënë se Kosova ka mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemi dhe se kjo nuk është problem, por sipas tij, problemi është mbajtja e fushatës zgjedhore.

“Sot, situata është krejt ndryshe. E njohim më mirë virusin, dimë si të mbrohemi prej tij e kemi vaksina, si dhe kemi protokolle për mbajtjen e zgjedhjeve. Askush nuk i shtyen më zgjedhjet për shkak të pandemisë, e ne s’kemi pse të jemi të vetmit.

Ne kemi mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemie. Përvoja nga to tregon që ka fare pak të ngjarë që rritja e rasteve të ketë ndodhur si pasojë e ditës së zgjedhjeve.”, ka shkruar ai, transmeton Periskopi.

Postimi i tij i plotë:

Pse me i shty zgjedhjet?!

Kur në mars të vitit 2020 ishte marrë vendimi për shtyrjen e zgjedhjeve në Podujevë e pastaj në Mitrovicë të Veriut, kjo ishte bërë sepse as nuk e njihnim virusin, as nuk dinim si të mbroheshim prej tij, e as nuk kishim protokolle për mbajtjen e zgjedhjeve në kohë pandemie. Në atë kohë madje ishim në e mesin e dhjetra shteteve që i kishin shtyrë zgjedhjet për shkak të pandemisë.

Sot, situata është krejt ndryshe. E njohim më mirë virusin, dimë si të mbrohemi prej tij e kemi vaksina, si dhe kemi protokolle për mbajtjen e zgjedhjeve. Askush nuk i shtyen më zgjedhjet për shkak të pandemisë, e ne s’kemi pse të jemi të vetmit.

Ne kemi mbajtur dy palë zgjedhje në kohë pandemie. Përvoja nga to tregon që ka fare pak të ngjarë që rritja e rasteve të ketë ndodhur si pasojë e ditës së zgjedhjeve.

Ditën e zgjedhjeve ka pasur respektim relativisht të kënaqshëm të masave, si nga komisionerët ashtu edhe nga votuesit. Edhe për ato pak raste të mosrespektimit, ka zgjidhje. Zgjidhje janë kontrollet më të shpeshta dhe rigoroze nga institucionet përkatëse.

Rrezikun mund ta minimizojmë edhe më shumë nëse, ta zëmë, vendoset që askush nuk mund të jetë pjesë e stafit zgjedhor (veçanërisht komisionerë) nëse nuk është i/e vaksinuar. Bartja adekuate e maskës për votuesit në gjithë hapësirën e qendrave të votimit duhet të jetë obligative.

Problemi ka qenë dhe është mbajtja e fushatës, pavarësisht kohëzgjatjes. Jo e fushatës si e tillë, por e llojeve të aktiviteteve që organizoheshin nga pikërisht nga subjektet politike, ku merrnin pjesë numër shumë i madh i qytetarëve, pa respektuar asnjë masë.

Andaj, shtyrja e zgjedhjeve nuk duhet të jetë fare opsion. Jo vetëm për shkak të komplikimeve të shumta ligjore që do t’i kishte një vendim i tillë në raport me mandatin e institucioneve lokale.

Në vend të shtyrjes së zgjedhjeve ose shkurtimit të periudhës së fushatës, duhet që të kufizohet lloji i akiviteteve të fushatës, duke mos lejuar numër të madh të qytetarëve në tubime, apo duke i ndaluar tërësisht ato. Sepse ato paraqesin problemin kryesor. Mjafton vetëm të organizohen më shumë debate televizive, e fushata të orientohet nëpër rrjete sociale dhe platforma tjera të komunikimit elektronik.

 

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik