Bastien Toma zëshëm dhe qartë: Kam biseduar me Kosovën, por dua të luaj për Zvicrën

Bastien Toma zëshëm dhe qartë: Kam biseduar me Kosovën, por dua të luaj për Zvicrën

Bastien Toma e ka shprehur haptazi dëshirën për ta përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare, vendin e lindjes, para Kosovës, atdheut dhe vendlindjes së prindërve të tij, duke thënë se për të, të luajë për Zvicrën do të ishte arritja më e lartë. Toma u lind në Sion në vitin 1992, nga prindërit shqiptarë që kishin […]

Bastien Toma e ka shprehur haptazi dëshirën për ta përfaqësuar Zvicrën në arenën ndërkombëtare, vendin e lindjes, para Kosovës, atdheut dhe vendlindjes së prindërve të tij, duke thënë se për të, të luajë për Zvicrën do të ishte arritja më e lartë.

Toma u lind në Sion në vitin 1992, nga prindërit shqiptarë që kishin migruar në Zvicrës nga një fshat i Vitisë.Pasi u rrit në akademinë e Sionit, Toma e bëri hapin e parë të madh në karrierë, duke iu bashkuar Genkut në ligën elitare në Belgjikë dhe thotë se synimi i tij kryesor tani për tani është të zërë vend me meritë në klubin e Jupiter Pro League.

Mesfushori 22-vjeçar e ka përfaqësuar Zvicrën në disa kategori të ndryshme, nga ekipi U15 deri te ekipi U21 dhe shpreson se do ta arrijë kulmin duke e veshur edhe fanellën e Kombëtares A helvetike.

Duke folur për mediat zvicerane, Toma la të kuptohej se është duke e pritur ftesën e Zvicrës, ndërkohë që ka lutje nga Kosova. Ai thotë se vendimin do ta marrë me zemër.

“Vendimi nuk është marrë ende. Akoma jo. Kam pasur bisedime të shumta me Kosovën së fundmi. Por ende dua të luaj për kombëtaren e Zvicrës. Në fund do të jetë zgjedhje me zemër.

Më takon mua të vendos dhe jo menaxherëve apo familjes sime, sepse do të jem unë vetëm në fushë ai që do t’i mbrojë ngjyrat e njërit prej këtyre kombeve. Por tani për tani, siç kam thënë më herët, më rëndësi është ta meritoj një vend në Genk”, tha Toma për radion zvicerane Rhone.I pyetur përsëri se kë do ta zgjidhte, Toma këmbënguli:

“Siç e thashë, është zgjedhje e koklavitur. Nëse më thërret ekipi i Zvicrës, do të jetë kulmi. Unë kam luajtur për kategoritë e ndryshme të Zvicrës që prej moshës shumë të re”.

Toma i ka bërë vetëm dy paraqitje për Genkun këtë sezon, të dyja nga stoli, në Jupiter Pro League.Ai luajti titullar në humbjen e Genkut kundër Brugge në Superkupën e Belgjikës.

Toma e përfaqësoi Zvicrën U21 për herë të fundit në vitin 2018 dhe më nuk ka të drejtë ta bëjë për shkak të moshës.

Që prej atëherë, ai është në pritje të thirrjes nga Zvicra A, ndërkohë që Kosovën e ka lënë në pritje.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova