A duhet të vaksinohemi nëse e kemi kaluar Covidin? Përgjigjet epidemiologu

A duhet të vaksinohemi nëse e kemi kaluar Covidin? Përgjigjet epidemiologu

Epidemiologu Ilir Alimehmeti edhe një herë ka theksuar se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk rekomandohet që të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit. Ai tha se këtë e tregojnë dhe studimet e bërë nga mjekë të huaj, teksa shprehet se imuniteti natyror zgjat më shumë se vaksina. Ndër të tjera ai është shprehur se personat e […]

Epidemiologu Ilir Alimehmeti edhe një herë ka theksuar se personat që kanë kaluar Covid-19 nuk rekomandohet që të bëjnë vaksinën kundër koronavirusit.

Ai tha se këtë e tregojnë dhe studimet e bërë nga mjekë të huaj, teksa shprehet se imuniteti natyror zgjat më shumë se vaksina.

Ndër të tjera ai është shprehur se personat e moshuar që kanë sëmundje dërrmuese nuk janë në gjendje të mbajnë përgjigje imune, atëhere ata duhet të konsiderohen për të bërë vaksinën.

“E para, na qendron e gjitha kjo që kemi thënë. Në mos gaboj kjo intervistë është bërë në korrik. Ka dal edhe një studim, i cili është përhapur në të gjithë botën sërish, ku përfundimi është më i madh akoma dhe thotë: ‘Imuniteti natyror zgjat shumë më shumë sesa vaksina bën atë efektin që është vaksina Phizer që ata kanë’. Është edhe më i fortë si studim“Në qoftë se ke kaluar një virus nuk kemi asnjë asnjë virus të njohur që të kesh nevojë për vaksinë nga mbrapa, nëse e ke kaluar në mënyrë natyrore. Flasim këtu për persona që janë imuno-kompentent, që janë në gjendje të ngrenë një përgjigje imunitare siç është përgjigja dërrmuese. Patjetër mund të kesh persona të vjetër, me sëmundje dërrmuese që nuk janë në gjendje të mbajnë një përgjigje imunitare. Ndoshta këta mund t’i konsiderojmë.

Pra, ai që e ka kaluar ka më shumë mbrojtje natyrale se ai i vaksinuar. 27-fish ndaj formave të rënda dhe 8-fish më shumë ndaj humbjes së jetës. Këto janë rezultate shumë të forta dhe janë komentuar edhe në revistën “Science” nga shumë epidemiologë, imunologë me emër të botës. Ne imunitetin natyror e kemi shumë më të fuqishëm. Por nga krahu tjetër, mos të mendojmë se kemi ndonjë rrisk, po të bëjmë vaksinën nëse e kemi kaluar Covidin” tha ai për “ABCe mëngjesit”.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik