Tjetër tragjedi në komunikacion, vdes 18-vjeçari në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Tjetër tragjedi në komunikacion, vdes 18-vjeçari në magjistralen Ferizaj-Gjilan

Një 18-vjeçar me inicialet A.Z., ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në magjistralen Ferizaj-Gjilan. Nga ky aksident lëndime trupore kanë pësuar edhe dy persona tjerë, 27 e 24 vjeçar. Të lënduarit po trajtohen në QKUK, ndërsa për rastin ka dhënë detaje shtesë policia. Sipas policisë, aksidenti ka ardhur për shkak […]

Të lënduarit po trajtohen në QKUK, ndërsa për rastin ka dhënë detaje shtesë policia.

Sipas policisë, aksidenti ka ardhur për shkak të mospërshtatjes së shpejtësisë.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës:

Sot, rreth orës 02:55 në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan, në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale, ka ndodhur një aksident komunikacioni rrugor, e përshirë një automjet civil i udhëtarëve me targa vendore në lëvizje dhe një automjet –kamionet me targa vendore i parkuar.

Deri te aksidenti dyshohet të ketë ardhur, kur automjeti i udhëtarëve ishte duke lëvizur në rrugën magjsitrale Ferizaj-Gjilan dhe posa arrinë në afërsi të udhëkryqit që çon për në fshatin Mirosale, për shkak të mospërshtatjes së shpejtesisë së lëvizjes së automjetit, rruga me kthesë,   drejtuesi humb kontrollin mbi automjet, kalon në anën e majtë të rrugës, drejtimi i lëvizjes, godet kanalin rreth rrugës, duke u rrokullisur disa herë dhe del jashtë rrugës 68 metra dhe përfundon duke e goditur një automjet –kamionet me targa vendore e cila ishte e parkuar në oborrin e një shtëpie private që ishte skajit të rrugës kryesore.

Si pasojë e ketij aksidenti të komunikacionit,  përvec dëmeve të shkaktuara materiale në të dy automjetet,  humb jetën pasagjeri A.Z ( M/K), i moshës 18 vjeçar, ( vdekja e të cilit është konfirmuar nga mjekët në Qendrën Emergjente në Spitalin Rajonal në Ferizaj) , ndërsa lëndime trupore pësojnë, drejtuesi i automjetit A.Z ( M/K) i moshës 27 vjeçar dhe pasagjeri tjetër F.Z (M/K) i moshës 24 vjecar, të cilët pasi kanë marrë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Ferizaj, të njëjtit për tretman të mëtutjeshëm mjekësor janë dërguar në  Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku dhe po trajtohen atje.

Me vendim të Prokurorit të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjeksisë Ligjore në Prishtinë.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj , i ka marrë të gjitha masat e nevojshme dhe po e heton rastin .

Me respekt

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot