Tani PSG e do Cristiano Ronaldon – futbolli nuk është gati

Tani PSG e do Cristiano Ronaldon – futbolli nuk është gati

PSG po synon të bëjë një tjetër goditje të madhe në afatin kalimtar të verës. Dikur Reali mblidhte galaktikë, është epoka e PSG që ta bëjë këtë dhe të ndryshojë historinë e klubit. Pas Messit, PSG synon Ronaldon. Sipas AS, atë që kanë ëndërruar miliona tifozë nëpër botë, t’i shohin në një skuadër Cristiano Ronaldon […]

Sipas AS, atë që kanë ëndërruar miliona tifozë nëpër botë, t’i shohin në një skuadër Cristiano Ronaldon dhe Lionel Messin, PSG mund ta bëjë realitet.

Gjithçka duket në duar të Kylian Mbappe, që sipas AS, është duke insistuar që të transferohet në Real Madrid.

Kjo do t’i hapte rrugë Parisit që të tentojë menjëherë goditjen e madhe, të marrë Ronaldon dhe të “pushtojë botën”.

PSG e di se Mbappe dëshiron ta veshë fanellën e Realit dhe presidenti i klubit, Naseer Al-Khelaïfi, në asnjë moment në prezantimin e Messit nuk tha se Mbappe dëshiron të qëndrojë, por e thumboi atë që të mos flas më, por të punojë sepse ka tashmë një ekip fitues siç ka insistuar ta ketë.

Ndërkohë, AS shkruan se CR7 dhe agjenti Jorge Mendes janë të vetëdijshëm për gjithçka, derisa PSG, vetëm për t’i pasur fituesit e 11 Topave të Artë, është pajtuar t’i japë kontratë dy vjeçare Ronaldos, gjithmonë nëse Mbappe largohet.

Duket e vështirë, por mund të bëhet gjithçka realitet.

Dikur Reali mblidhte galaktikë, tani është epoka e PSG që ta bëjë këtë dhe të ndryshojë historinë e klubit.

Si Ronaldo, ashtu edhe Mbappe janë në vitin e fundit të kontratës me klubet e tyre.

Nëse PSG nuk e lejon të shkojë Mbappen këtë sezon, atëherë ai do të largohet si lojtar i lirë në vitin 2022, derisa do të tentoj për Ronaldon gjtihashtu do të jetë i lirë në qershor të vitit 2022.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova