Sveçla: Do punojmë për shuarjen e zjarrit sa të jetë e nevojshme

Sveçla: Do punojmë për shuarjen e zjarrit sa të jetë e nevojshme

Forcat zjarrëfikëse nga Kosova kanë mbërritur në Kukës ku pritet që të vijojnë aksionin për shuarjen e vatrave të zjarrit që kanë përfshirë sipërfaqe të madhe toke mbi tunelin e Kalimashit. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbërritur së bashku me trupat e forcave zjarrëfikëse për të vijuar punën për të vënë nën […]

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla ka mbërritur së bashku me trupat e forcave zjarrëfikëse për të vijuar punën për të vënë nën kontroll situatën.

Ndër të tjera ai ka bërë me dije se pritet që nesër të mbërrijnë dhe forca të tjera zjarrëfikëse nga Kosova.

“Situata në Kosovë është qetsuar dhe tashmë kemi mundësi që të ndihmojmë vëllezëri tanë jo vetëm në Kukës por kudo që janë. Ne kemi mobilizuar 34 zjarrëfikës, po presim që të na bashkëngjiten dhe trupa të FSK-së së Kosovës. Nesër presim që të na bashkohen dhe forca të tjera. Do të pritet që të zbardhë dita për të bërë të mundur dhe neutralizimin e flakëve. Trupa tonë do të rrinë sa të jetë e nevojshme dhe ne të kemi kapacitet dhe të ndihmojmë,”, ka thënë ai.

Ndërkohë nga ana tjetër drejtori i Departamentit të Zjarrëfikëseve në Kosovë, Hasan Kodra në fjalën e tij ka bërë me dije se në Kukës tashmë kanë mbërritur automjetet zjarrëfikëse dhe pritet që të mbërrijnë dhe forcat e FSK-së.

Ai ka theksuar se janë 33 zjarrëfikës, 9 mjete zjarrëfikëse për terren malor dhe pajisje me furnizuese auto cisterna që janë në gadishmëri për neutralizimin e flakëve në Kalimash.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja