Sjellja e Ramosit nuk i ka pëlqyer PSG-së

Sjellja e Ramosit nuk i ka pëlqyer PSG-së

Të menaxhosh një skuadër futbolli nuk është e lehtë e aq më tepër ku ke në përbërje “yje” që kanë fituar trofetë më të rëndësishëm në karrierën e tyre. Rasti ideal për t’u marrë shembull është ai i PSG-së, që, me afrimin e Messit apo Sergio Ramosit, që u bashkohen Mbappesë, Neymarit, Icardit e Di […]

Rasti ideal për t’u marrë shembull është ai i PSG-së, që, me afrimin e Messit apo Sergio Ramosit, që u bashkohen Mbappesë, Neymarit, Icardit e Di Marias, për të mos përmendur të tjerë, ka në “kotec” shumë “gjela”, që duan të “këndojnë” gjithmonë të parët.

Media e njohur spanjolle, “El Larguero”, shkruan se në klubin parizien nuk janë të kënaqur me qëndrimin apo sjelljen e ish-kapitenit të Realit, Sergio Ramos, që kur iu bashkua ekipit pak më shumë se një muaj më parë.

Burimet e ekipit francez shumë pranë dhomës së zhveshjes pohojnë se Ramos duhet të impenjohet maksimalisht në stërvitje, ndryshe nuk do të ketë vend për të në formacionin e Pochettinos. Marquinhos dhe Kimpembe duket se do t’ia bëjnë gjërat vërtet të vështira Ramosit.

Stafit të ekipit nuk i kanë pëlqyer disa sjelle të 34-vjeçarit. Ai mund ta konsiderojë veten “yll”, por te Parisi ka “yje” të tjerë mbi tën dhe ai nuk është kapiten.

Duhet të theksohet se lojtari spanjoll ende nuk ka qenë në gjendje të bëjë debutimin me PSG për shkak të një dëmtimi në kofshën e majtë. Lojtari është stërvitur individualisht, por, për momentin, nuk dihet se kur do të jetë në gjendje të luajë.

Gjatë dy muajve të fundit Ramos ka luajtur në vetëm një ndeshje: në gjysmëfinale të Championsit kundër Chelsea-t.

Për më tepër, Luis Enrique, trajneri i Spanjës, nuk e grumbulloi për “Euro 2020”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova