Një 8 vjeçare nga Deçani, e infektuar me ethet e minjve (Detaje)

Një 8 vjeçare nga Deçani, e infektuar me ethet e minjve (Detaje)

Një 8-vjeçare e infektuar me ethet e minjve po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK. Fëmija është infektuar në bjeshkët e Deçanit dhe siç ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ajo është në gjendje stabile. Gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar për kujdes gjatë konsumimit të frutave malore për shkak […]

Një 8-vjeçare e infektuar me ethet e minjve po trajtohet në Klinikën Infektive në QKUK.

Fëmija është infektuar në bjeshkët e Deçanit dhe siç ka konfirmuar për KOHËN, drejtori i Klinikës Infektive, Arben Vishaj, ajo është në gjendje stabile.

Gjatë ditës Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka apeluar për kujdes gjatë konsumimit të frutave malore për shkak të rrezikut për infektim nga ethet e minjve, që mund të jenë vdekjeprurëse.

Sipas tyre, në Kosovë më së shumti rrezik ka në rajonin e Dukagjinit, rajonin e Karadakut dhe në atë të Shalës.

Burim i infeksionit janë minjtë. Sëmundja përhapet me ushqim, me aerosolë dhe me kontakt. Rastet me ethe hemorragjike me sindromën renale sporadike janë të palidhura mes vete dhe nuk ka ndonjë shpërthim epidemik mes tyre, por pakujdesia gjatë ruajtjes së ushqimit dhe konsumimi i manave të palara mund të shkaktojnë sëmundje vdekjeprurëse. Në organizmin e njeriut shkaktari hyn përmes tri portave hyrëse: trakti respirator, trakti tretës dhe përmes lëkurës, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së”, thuhet në njoftim.

Instituti thotë se trajtimi i sëmundjes bëhet me sukses të plotë në Klinikën Infektive në qoftë se paraqiten me kohë. Po qe se të sëmurët kërkojnë ndihmë me vonesë paraqiten komplikime, e që mund të bllokohen veshkat.

a

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike