PSG vë në shitje 10 lojtarë, për të financuar transferimin e Messit

PSG vë në shitje 10 lojtarë, për të financuar transferimin e Messit

Paris Saint-Germain është i gatshëm që të largojë dhjetë lojtarë në këtë afat kalimtar, për të financuar transferimin e Lionel Messit. Pasi u njoftua se ai do të largohej nga Barcelona, ​​gjigantët francezë kanë lëvizur me shpejtësi dhe tani duket se do të përfundojnë një marrëveshje të bujshme për gjashtë herë fituesin e Topit të […]

Pasi u njoftua se ai do të largohej nga Barcelona, ​​gjigantët francezë kanë lëvizur me shpejtësi dhe tani duket se do të përfundojnë një marrëveshje të bujshme për gjashtë herë fituesin e Topit të Artë në ditët në vijim.

Messi, i cili do të veshë numrin 19-të në Paris, pritet të nënshkruajë një kontratë dyvjeçare me opsionin edhe për një tjetër vit.

Sipas The Athletic, ai do të marrë një bonus prej 25 milionë eurosh dhe do të fitojë të njëjtën shumë çdo vit gjatë qëndrimit të tij në Paris.

PSG ka kapacitetin financiar për të përfunduar marrëveshjen dhe pret të fitojë shuma të mëdha nga marrëveshjet komerciale dhe shitjet e fanellave pas nënshkrimit, megjithatë ata ende duhet të shkurtojnë faturën e tyre të pagave.

Si rezultat, thuhet se një numër i lojtarëve që luajnë në skuadrën e parë janë vënë në shitje.

PSG është shumë e hapur për oferta në lojtarët si, Abdou Diallo, Thilo Kehrer, Idrissa Gueye, Keylor Navas dhe Rafinha, ndërsa ata madje mund t’i lënë të largohen edhe emra si, Mauro Icardi dhe Ander Herrera të largohen pavarësisht se dyshja janë të etur për të qëndruar.

Edhe pse ka një pasiguri rreth së ardhmes së Kylian Mbappes pasi kontrata e tij skadon vitin e ardhshëm, PSG shpreson se arritja e Messit, do ta bindë atë të qëndrojë në Parkun e Princave.

Ardhja e Messit mbyll një afat kalimtar mjaft të suksesshëm te PSG, pasi ata tashmë kanë transferuar edhe disa lojtarë pa paguar asnjë cent.

Ashtu si Messi, klubi mori Sergio Ramos, Gini Wijnaldum dhe Gianluigi Donnarumman.

Të ngjashme
Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin