PDK miraton edhe 6 kandidatura për kryetarë të Komunave

PDK miraton edhe 6 kandidatura për kryetarë të Komunave

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e Kryesisë, ku u miratuan edhe gjashtë kandidatura për kryetarë të Komunave. Gjilan – Leonora Morina – Bunjaku Suharekë – Murtez Zekolli Vushtrri – Ferit Idrizi Kamenicë – Muhamed Kallaba Lipjan – Hyzer Rizani Han i Elezit – Mehmet Ballazhi Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, diskutuan për  […]

Gjilan – Leonora Morina – Bunjaku

Suharekë – Murtez Zekolli

Vushtrri – Ferit Idrizi

Kamenicë – Muhamed Kallaba

Lipjan – Hyzer Rizani

Han i Elezit – Mehmet Ballazhi

Anëtarët e Kryesisë së PDK-së, diskutuan për  zhvillimet e fundit politike në vend si dhe për përgatitjet e deritashme për zgjedhjet lokale.

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi tha se po  punon nga afër me secilën Degë të PDK-së për të përgatitur listat më të mira zgjedhore.

Ai tha se PDK do të ofrojë para qytetarëve të secilës Komunë në Kosovë njerëzit më të mirë, profesionistë, atdhetarë, gra e të rinj të shkolluar, për të siguruar fitore në shumicën e komunave të vendit.

“Partia Demokratike e Kosovës ka shtrirjen më të madhe politike anekënd Kosovës dhe kandidatët tanë për kryetarë komunash dhe ata për Kuvende Komunale do të jenë përfaqësuesit më të denjë të qytetarëve në secilën Komunë. Vajza e djem të ri po na bashkohen çdo ditë në vizionin tonë për të ardhmen e Kosovës. PDK do të vazhdojë të hapet dhe tu ofrojë mundësi secilit profesionistë e qytetarë për të punuar së bashku në forcimin dhe zhvillimin e vendit”, tha Krasniqi.

Partia Demokratike e Kosovës, gjatë ditëve të ardhshme do të zyrtarizoj edhe kandidatët tjerë për kryetarë të komunave si dhe do të finalizojë listën e kandidatëve për Kuvende Komunale.

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja