Pas zjarreve në jug, Turqia goditet nga vërshimet në veri

Pas zjarreve në jug, Turqia goditet nga vërshimet në veri

Vërshimet e shkaktuara nga reshjet jashtëzakonisht të dendura e përfshinë bregdetin verior të Turqisë, duke shembur një urë dhe duke lënë disa fshatra pa energji elektrike. Transmetuesi shtetëror, TRT Haber, tha se një person vdiq nga sulmi në zemër në provincën veriore, Bartin, dhe punëtorët e ekipeve emergjente janë duke kërkuar një person tjetër të […]

Transmetuesi shtetëror, TRT Haber, tha se një person vdiq nga sulmi në zemër në provincën veriore, Bartin, dhe punëtorët e ekipeve emergjente janë duke kërkuar një person tjetër të zhdukur.

Trembëdhjetë persona u lënduan, pasi një urë u shemb në Bartin, ndërsa ndërprerje të rrymës ka në 12 fshatra, tha Presidenca për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave.

Në provincën Sinop, rreth 240 kilometra në lindje të provincës Bartin, një shtëpi u shemb nga vërshimet dhe veturat mbetën të ngujuara në ujë, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Autoritetet për menaxhimin e fatkeqësive thanë se një spital është duke u evakuuar dhe disa rrugë janë mbyllur në Sinop, duke paralajmëruar se reshjet e fuqishme të shiut në zonë pritet të vazhdojnë.

Pjesa veriore e Turqisë është e ndjeshme ndaj vërshimeve të shpejta në verë, kur reshjet janë veçanërisht të fuqishme. Vitin e kaluar, së paku pesë persona vdiqën nga vërshimet në atë rajon.

Ndryshe, Turqia para disa ditësh u përball me zjarre shkatërruese në pjesën jugore, të cilat shkaktuan viktima, djegie të mijëra hektarëve me pyje dhe dëme tjera materiale.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin