Pas sa ditësh mund të dhuroni gjak nëse keni marrë vaksinën Pfizer ose AstraZeneca

Pas sa ditësh mund të dhuroni gjak nëse keni marrë vaksinën Pfizer ose AstraZeneca

Të gjithë personat që e marrin vaksinën Pfizer mund të dhurojnë gjak dy ditë pas vaksinimit, por këtë të drejtë nuk e kanë ata që janë të vaksinuar me AstraZeneca. Drejtoresha në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, Bukurije Zhubi ka sqaruar se të vaksinuar me AsteraZenecë mund të dhurojnë gjak vetëm pas 4 jave. Ajo […]

Drejtoresha në Qendrën për Transfuzion të Gjakut, Bukurije Zhubi ka sqaruar se të vaksinuar me AsteraZenecë mund të dhurojnë gjak vetëm pas 4 jave.

Ajo më tej ka shtuar se edhe ata që janë shëruar nga virusi, dy javë pas mund të jenë dhurues të gjakut.

“Të gjithë ata që janë vaksinuar mund të dhurojnë gjak, dy ditë pas vaksinimit kur vaksinohen me vaksinën Pfizer ndërsa me vaksinat tjera si AstraZeneca e të tjera duhet të shtyhet vaksinimi për katër javë. Moderna edhe Pfizer dy ditë, AstraZenaca dhe të tjera shtyhet dhurimi katër javë prej momentit kur keni marrë vaksinën. Pas kalimit të kësaj periudhe të gjithë qytetarët mund që lirisht të dhurojnë gjak. Edhe të gjithë ata që janë shëruar edhe pas dy jave nuk kanë simptoma mund të vijnë të dhurojnë gjak”, tha ajo për EO.

Zhubi tha se të vaksinuarve u lejohet që të dhurojnë edhe plazmë e gjakut që shërben si masë shërues për të sëmurët me Covid.

“Të vaksinuarve iu lejohet që të dhurojnë plazmën e gjakut, ndërsa ata që nuk e kanë kaluar Covidin dhe kanë marrë vaksinën ata mund të dhurojnë vetëm si dhurues i zakonshëm i gjakut e jo dhurues i plazmës sepse kushti për të dhuruara plazmë është të ketë kaluar sëmundjen dhe të jetë i shëruar”, shtoi ajo.

Zhubi u ka bërë thirrje të gjithë atyre që kanë kaluar virusin që të dhurojnë plazmën në kohën kur numri i të infektuarve ka shënuar shifra rekorde.

Sipas saj, dyert e Qendrës janë të hapura për të gjithë ata që e kaluar sëmundjen dhe janë shëruar nga Covidi të dhurojnë gjak.

“Në periudhë kur ka qenë piku i valës së kaluar të Covidit kemi pasur një fluks të madh të qytetarëve të cilët e kanë kaluar Covid dhe të cilët kanë ardhur dha janë ofruar për të dhuruar gjak për pacientët. Përsëri ndodhemi në këtë valë që ka ngritje të dukshme të pacientëve të sëmurëve me Covid, kështu që presim që në ditët e radhës të kemi më tepër dhurues të cilët do të vijnë edhe do të dhurojnë plazmë kështu që mesazhi im për të gjithë qytetarë e Kosovës është që dhurojmë plazmë që të zbusim dhimbjet e pacientëve të cilët janë me Covid përshaka se numri i tyre dukshëm është rritur”, tha Zhubi.

“Format e rënda të sëmundjes janë prezentë dhe ato ndonjëherë kanë nevojë për trajtim shtesë siç është terapia me plazmën covalescente. Dyert janë të hapura për të gjithë ata që kanë mundësi të cilët e kaluar sëmundjen dhe janë shëruar nga Covidi të dhurojnë gjak”, shtoi ajo.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik