Para ardhjes në Shqipëri, afganët strehohen përkohësisht në bazën amerikane në Gjermani

Para ardhjes në Shqipëri, afganët strehohen përkohësisht në bazën amerikane në Gjermani

Afganët e parë që janë larguar nga Kabuli të premten pasdite, në bordin e një Globemaster C17, kanë mbërritur në Gjermani, në bazën ushtarake amerikane të Ramstein. Ramstein është një nga bazat më të mëdha të ushtrisë amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, e cila tashmë është transformuar në një qendër të përkohshme transiti, deri në […]

Ramstein është një nga bazat më të mëdha të ushtrisë amerikane jashtë Shteteve të Bashkuara, e cila tashmë është transformuar në një qendër të përkohshme transiti, deri në zhvendosjen e të gjithë afganëve drejt Shteteve të Bashkuara.

“Ky është operacioni ajror më i madh dhe më i rrezikshëm i evakuimit në histori”, deklaroi presidenti amerikan Joe Biden të premten. Trupat amerikane shpresojnë që të evakuojnë nga 5 mijë deri në 9 mijë njerëz në ditë, por që duket pothuaj në kufijtë e së pamundurës, ndërsa afati i zhvendosjes së të gjithë afganëve është 31 gushti.

Sipas CNN, që i referohet gjeneral brigade Josh Olson, në marrëveshjen mes Gjermanisë dhe SHBA-së, të evakuuarit do të qëndrojnë nga 48-72 orë në bazën ajrore të Ramstein dhe jo më shumë. Më pas, një pjesë e tyre do të zhvendosen në shtete të ndryshme të botës, siç është ofruar edhe Shqipëria, për mbajtjen e përkohshme të tyre, ndërkohë që destinacioni final do të jetë SHBA.

Mbetet ende i paqartë numri i afganëve që do të strehohen përkohësisht në Shqipëri, kur fillimisht u raportua për rreth 300 persona, ndërsa më pas kryeministri Edi Rama, në disa deklarata për mediat ndërkombëtare, e rriti këtë numër në 3000.

Enigma mbetet edhe për faktin se marrëveshjet që Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë bërë me shtete të ndryshme për strehimin e afganëve janë mbajtur sekret.

Baza ushtarake e Ramstein ka një kapacitet prej 5 000 njerëzish, por me një intensitet fluturimesh çdo 90 minuta, ky kapacitet do të tejkalohet, ndaj është menduar që kampi të zgjerohet edhe me disa çadra të tjera që mund të mbajnë edhe 2500 persona të tjerë.

Sipas autoriteteve të bazës, njerëzit do të qëndrojnë të ndarë sipas gjinisë. Nënat dhe fëmijët janë vendosur në brendësi të hangarëve të avionëve, ndërsa burrat dhe djemtë në çadrat jashtë. Është krijuar një korridor i ndërmjetëm ku mund të takohen familjarët.

Të gjithë i nënshtrohen kontrolleve të shpejta të bagazheve që kanë me vete, marrin ujë dhe ushqime, ndërsa bëhet edhe matja e temperaturës për COVID-19. /A2

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot