Nurellari: Ftesa për Bregovicin e pahijshme, por festa është e rëndësisë lokale me qebapa e meze

Nurellari: Ftesa për Bregovicin e pahijshme, por festa është e rëndësisë lokale me qebapa e meze

Opinionisti nga Shqipëria, Adri Nurellari, ka deklaruar se nuk do duhej të ftohej Goran Bregoviqi në Festën e Birrës në Korçë, duke thënë se nuk është e hijshme të ftohet një këngëtar serb kontraversal dhe që prekë ndjeshmëritë e bashkëkombësve. Ai në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova u shpreh se është një […]

Ai në një intervistë për Edicionin Special në Klan Kosova u shpreh se është një lloj barre e papërgjegjësisë dhe sjelljes së panevojshme të Bashkisë së Korçës, sepse siç tha, Ballkani ka mjaft artistë.

Faktin që kjo çështje ka zgjuar shumë reagime si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, Nurellari shprehet se është fenomen i ushqyer pak nga rrjetet sociale dhe se mendon që edhe reagimin e ka bërë përtej nevojës.

“Në fund të fundit bëhet fjalë për një aheng në Korçë dhe jo për ndonjë eveniment të nivelit kombëtar. Pra është festë lokale me qebapa e meze dhe s’meriton të shkaktojë probleme mes shteteve të një kombi”.

“E shikoj si fenomen të panevojshëm të rrjeteve sociale, me deklarata që po keqinterpretohen”.

“Më 2006 Bregoviqit iu dha Çelësi i Artë nga Bashkia e Tiranës, por atëherë s’ka pasur rrjete sociale për të bërë shumë bujë”.

Ndërkaq, sa i përket nismës së Ballkanit Perëndimor, ku nuk bën pjesë Kosova, Nurellari e vlerëson se kemi një ftohje të marrëdhënieve mes dy shteteve, pra Kosovës e Shqipërisë dhe se për këtë faj kanë Rama e Kurti.

“Kjo vjen për arsye të dy kryeministrave kapriçozë e me ego të sëmura, që janë të gatshëm ta dëmtojnë dhe cenojnë interesin kombëtar për hir të inateve personale”.

“Pra kjo do të duhej të ishte në qendër të vëmendjes në Shqipëri e Kosovë, sepse konflikti personal mes dy liderëve shkon në atë nivel sa të cenojë edhe marrëdhëniet mes dy shteteve. Të dy janë problematikë, qoftë Kurti, qoftë Rama, dhe do të duhej që presioni publik të mos ishte për Bregoviqin sepse si çështje është krejt periferike, por të kanalizohej tek qeveritë përkatëse që të ndërtojnë një raport edhe më të ngushtë”, tha ai.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik