Në Kosovë lind foshnja me antitrupa kundër COVID-19 nga nëna e vaksinuar

Në Kosovë lind foshnja me antitrupa kundër COVID-19 nga nëna e vaksinuar

Gjinekologu i Spitalit Amerikan në Kosovë Dr. Goksu Goç, ka treguar një rast mjaft interesant për lindjen e një foshnje me antitrupa kundër COVID-19. Foshnja vetëm një ditëshe është testuar dhe ka rezultuar pozitive me Antitrupa kundër virusit Sars-Cov-2, pasi nëna e saj Gresa Elezi ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë. “Çdo kush mund të vaksinohet, ju […]

Foshnja vetëm një ditëshe është testuar dhe ka rezultuar pozitive me Antitrupa kundër virusit Sars-Cov-2, pasi nëna e saj Gresa Elezi ishte vaksinuar gjatë shtatzënisë.

“Çdo kush mund të vaksinohet, ju rekomandoj të gjithë shtatzënat të vaksinohen.. Siç e shihni edhe tek foshnjat e juaja do të prodhojë antitrupa, edhe ato do të jenë të mbrojtura falë jush!”, ka shkruar gjinekologu Goç.

Në Kosovë është rekomanduar edhe më parë vaksinimi i grave shtatzëna dhe nënave gjidhënëse, pasi sipas mjekëve nuk ka asnjë efekt anësor tek fëmijët, transmeton Gazeta Shneta.

Ndryshe, kohë më parë dy grupe kryesore obstetrike në Shtetet e Bashkuara kanë rekomanduar që të gjitha gratë shtatzëna të vaksinohen kundër coronavirusit.

Kolegji amerikan i Obstetërve dhe Gjinekologëve dhe Shoqëria për Shëndetësi të Nënave, thanë në një deklaratë të përbashkët se të dhënat e marra gjatë muajve të fundit nga dhjetëra-mijëra gra shtatzëna kanë treguar se përdorimi i vaksinave kundër COVID-19 është i sigurt.

Infektimi me COVID-19 i vë gratë shtatzëna në rrezik të shtuar nga komplikimet e rënda, madje edhe vdekje. Por, vetëm 22 për qind e grave kanë marrë një ose më shumë doza të vaksinës kundër COVID-19, thuhet në të dhënat e Qeverisë amerikane. Kjo shifër është e ulët krahasuar me numrin e përgjithshëm të vaksinuarve në SHBA, ku pothuajse 70 për qind e popullsisë së rritur në SHBA kanë marrë një ose dy doza të vaksinës.

“Vaksinimi kundër COVID-19 është metoda më e mirë për të ulur mundësinë e ndërlikimeve të nënave dhe fetusit nga infeksioni me COVID-19 te gratë shtatzëna”, tha doktori William Groman, president i Shoqatës për Shëndetësi të Nënave.

Këto dy grupe më herët kishin thënë se gratë shtatzëna nuk duhet të përjashtohen nga vaksinimi, por nuk e kishin mbështetur plotësisht marrjen e vaksinave për këtë kategori të shoqërisë.

Por, “rekomandimi i fuqishëm” që gratë shtatzëna të marrin vaksinën, sipas këtyre dy grupeve shëndetësore, erdhi për shkak të rritjes së shqetësimeve nga varianti Delta, i cili është më ngjitës dhe që po përhapet me shpejtësi në mbarë Shtetet e Bashkuara.

Presidenti i Kolegjit amerikan të Obstetërve dhe Gjinekologëve, doktor Martin Tucker, tha në deklaratë se doktorët duhet të rekomandojnë vaksinimin për pacientet e tyre.

“Kjo nënkupton që të theksojmë sigurinë e vaksinave dhe rritjen e rrezikut nga ndërlikimet e rënda që lidhen me infektimin nga COVID-19 gjatë shtatzënisë, përfshirë edhe vdekjen”, tha Tucker.

“Është e qartë se shtatzënat duhet të ndihen të sigurta kur marrin vendimin që të vaksinohen dhe një rekomandim i fuqishëm nga gjinekologët e tyre mund të bëjë dallimin për shumë gra shtatzëna”, shtoi ai.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik