Ndikimi i temperaturave të larta te diabetikët

Ndikimi i temperaturave të larta te diabetikët

Me mbërritjen e temperaturave të nxehta zakonisht uria e tepërt ndalon dhe trupi ndihet i ngopur më shpejt. Kjo pikërisht për shkak të vapës e cila bën që organizmi të ngopet dhe lodhet më shpejt. Kështu kaloritë dhe karbohidratet që ju shëndoshin nuk janë një kërcënim i vazhdueshëm në këtë periudhë të vitit. Sidomos për […]

Sidomos për diabetikët, vera mund të konsiderohet si stina ku marrëdhënia me ushqimin është e kujdesshme, pikërisht për këtë fakt. Gjithsesi i nxehti mund të paraqesë një sërë problemesh të tjera për diabetikët.

Duke filluar që nga temperaturat dhe mënyrat se si njerëzit zgjedhin të freskojnë organizmin. Në këtë artikull ju tregojmë disa nga gabimet më të zakonshme që personat e prekur nga diabeti bëjnë gjatë verës. Në qendër mbetet gjithnjë marrëdhënia e ndërlikuar e kësaj sëmundje me ushqimet e duhura që duhen konsumuar.

Si ndikon i nxehti

Kur temperaturat janë të larta, trupi kërkon gjithnjë që të ftohet me anë të djersitjes, ajrit të freskët, ushqimeve dhe lëngjeve. Shumë persona zgjedhin të freskohen me anë të ushqimeve dhe sidomos frutave gjatë verës. Në rastin e diabetikëve kjo mund të kthehet në një problem nëse ato konsumohen çdo ditë me shumicë. Pavarësisht se rekomandohen shumë pasi mbajnë trupin të hidratuar dhe dhurojnë freski, frutat përmbajnë sheqer.

Kështu mund të kthehen në një armik për trupin e sidomos nëse merrni ilaçe për të kuruar sëmundjen. Nga ana tjetër mjekët ngrenë një tjetër shqetësim në lidhje me pacientet që vuajnë nga kjo sëmundje. Duke qenë se gjatë verës trupi i njeriut kërkon më pak ushqim dhe ngopet më shpejt, tendenca për të ngrënë më pak mund të kthehet në një problem. Nëse merrni ilaçe për diabetin, ato do të ulin sheqerin në trupin tuaj duke u kthyer në një shqetësim.

Pasi mund të vuani nga mungesa e sheqerit në trup dhe pasoj atë jenë njëjtë të rënda. Megjithëse mund të krijojë konfuzion, ky shpjegim i mjekëve tregon edhe një herë se sa e rëndësishme është të zgjidhni ushqimet e duhura. Mundohuni të konsumoni vaktet tuaja të përhershme, si në periudha të tjera të vitit, shkruan Agroweb. Pini shumë ujë, konsumoni perime me anë të supave, sallatave apo gjellëve duke bërë kujdes me sasitë e tyre. Ndërsa për frutat mundohuni të konsumoni të paktën një mollë, një banane dhe një nektarinë. Mund të zgjidhni frutat që preferoni duke evituar ato me shumë sheqer si fiqtë, shalqiu apo rrushi.

Si ta përballoni të nxehtin

Në mënyrë që të mos përballeni me sheqerin shumë të lartë apo shumë të ulët kujdesuni që të respektoni disa rregullave të thjeshta. Mjekët këshillojnë të konsumoni shumë ujë, të hani shpesh dhe në sasi të vogla gjithnjë ushqime të shëndetshme. Gjatë ditëve shumë të nxehta mundohuni të qëndroni më shumë në hije në mënyrë që të mbani nën kontroll edhe presionin e mirë të gjakut. Theksi qëndron tek ushqyerja e duhur ndaj mjekër rekomandojnë të bëni gjithnjë kujdes.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve