Merr fund ëndrra evropiane e Prishtinës – kryeqytetasit të pafuqishëm ndaj Bodo/Glimt në Norvegji

Pas një ndeshje mjaft të mirë të bërë në ‘Fadil Vokrri’, Prishtina i ka dhënë fund ëndrrës së saj për kualifikimin në European Conference League, duke u mposhtur nga Bodo/Glimt, në udhëtimin në Norvegji. Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e krijuar në Prishtinë, duke u mposhtur 2:0 ndaj Bodo, shkruan Periskopi. […]

Skuadra e Prishtinës nuk ka arritur ta ruajë epërsinë e krijuar në Prishtinë, duke u mposhtur 2:0 ndaj Bodo, shkruan Periskopi.

Dy golat në ndeshjen e sotme për skuadrën norvegjeze erdhën nga Botheim, i cili ishte në një formë të lartë sot.

Fillimisht, Botheim shënoi në minutën e 18’ të takimit, për t’i dhënë një start të mbarë skuadrës së tij. Ky gol pati ndikim edhe në anën mentale të skuadrave.

Pas golit të minutës së 18’, Prishtina u disbalancua dhe në minutën e 24’ shkaktuan penallti, por për fatin e tyre Berg u tregua i pasaktë.

Prishtina ndoqi rezultatin në pjesën e dytë, por nuk mund të bënte më shumë, e as nuk arriti ta dërgonte ndeshjen në vazhdime.

Ëndrra u thye me golin e dytë personal të Botheim, gol që erdhi në minutën e 78’ të ndeshjes.

Kështu, Prishtina eliminohet në raundin e tretë të këtyre garave. Ajo do të mbetet si skuadra kosovare që arrin në pikën më të largët në një aventurë evropiane, por që prapë nuk bëri mjaftueshëm për kualifikimin. Gjithsesi, kjo do të shërbejë si përvojë e mirë për kryeqytetasit. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova