Kujdes për pacientët kardiovaskularë: Me zemër të sëmurë, është më e sigurt në male sesa në det

Kujdes për pacientët kardiovaskularë: Me zemër të sëmurë, është më e sigurt në male sesa në det

Pacientët kardiovaskularë, veçanërisht ata që kanë pësuar kohët e fundit një sulm në zemër, duhet të zgjedhin ku të pushojnë me shumë kujdes Nëse planifikoni të shkoni në male në gjashtë muajt e parë deri në një vit pas një sulmi në zemër, implantimit të stentës ose bajpasit, është e nevojshme të kërkoni këshillën e […]

Nëse planifikoni të shkoni në male në gjashtë muajt e parë deri në një vit pas një sulmi në zemër, implantimit të stentës ose bajpasit, është e nevojshme të kërkoni këshillën e një kardiologu para udhëtimit:

– Temperatura e ajrit në zonat malore është mesatarisht më e ulët, prandaj tingëllon logjike që një qëndrim në mal do të ishte i dobishëm për pacientët kardiovaskularë gjatë muajve të verës.

Megjithatë, ekziston një frikë se qëndrimi në lartësi të mëdha për shkak të presionit të ulët të ajrit dhe reagimit me pasoja të organizmit ndaj pranisë së zvogëluar të oksigjenit, paraqet një barrë për sistemin kardiovaskular.

Në literaturën mjekësore, lartësitë mbi 2.500 metra konsiderohen të larta për pacientët kardiovaskularë, ndërsa lartësitë prej 1.500 deri 2.500 konsiderohen të përshtatshme.

Gjatë pushimeve në zonat malore, pacientët kardiakë këshillohen që t’i përmbahen terapisë kronike, përfshirë medikamentet e presionit të gjakut, sepse në zona më të larta, disa pacientë mund të kenë një rritje të presionit të gjakut, kështu që ata këshillohen veçanërisht të shmangin përpjekjet më të mëdha fizike.

– Duke marrë parasysh që rregullimi i temperaturës së trupit bazohet kryesisht në funksionalitetin e sistemit kardiovaskular, është e lehtë të kuptohet se te njerëzit me këtë sëmundje, temperaturat e larta janë një barrë shtesë dhe një përpjekje e jashtëzakonshme.

Kjo është veçanërisht e theksuar tek të moshuarit, sepse aftësia e enëve të gjakut për t’u zgjeruar, por edhe qarkullimi i gjakut në lëkurë dhe lirimi i nxehtësisë nga trupi, zvogëlohet me moshën.

Të ngjashme
IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

IKShPK: 25 raste të konfirmuara me fruth në Kosovë, 5 raste të reja javën e fundit

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Lajm fantastik: Zbulohet një vaksinë kundër kancerit, mund t'i zhduk tumoret, u testua në 11 vende

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Pse na dridhet syri? Ja çfarë e shkakton tikun nervor

Sot Dita botërore pa duhan

Sot Dita botërore pa duhan

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

6 ushqime të pasura me proteina që mund ta zëvendësojnë mishin e kuq

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Çfarë duhet të hani dhe çfarë duhet të shmangni gjatë vapës ekstreme?

Pse po përhapet Ebola?

Pse po përhapet Ebola?

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Bakllavaja “bombë kalorike”, kujdes gjatë festës së Bajramit

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Mishi mund të shërojë depresionin, sipas shkencëtarëve

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Shkenca shënon hap të ri kundër kancerit endometrial

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Sëmundjet e zemrës më vdekjeprurëse te gratë – ekspertët kërkojnë qendra të posaçme

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Australia konfirmon vdekjen e parë nga difteria pas rreth një dekade

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve

Pse lëvizja është çelësi për shëndetin dhe lumturinë e fëmijëve