Krasniqi: Bekim Azizi do të sjell frymën e re në Viti, me projekte për mirëqenien e qytetarëve

Kreu i PDK-së, Memli Krasniqi, ka zyrtarizuar kandidatin e kësaj partie për kryetar të Komunës së Vitisë, Bekim Azizin. Krasniqi ka thënë se kjo komunë ka nevojë për ndryshim të modelit të qeverisjes dhe kandidati Bekim Azizi ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët. “Së bashku me profesionistët […]
Krasniqi ka thënë se kjo komunë ka nevojë për ndryshim të modelit të qeverisjes dhe kandidati Bekim Azizi ka vullnetin dhe vizionin për ta drejtuar Vitinë drejt zhvillimit që e meritojnë qytetarët.
“Së bashku me profesionistët e rinj, Bekim Azizi do të sjell frymën e re në komunën e Vitisë, me projekte që ndikojnë në mirëqenien e qytetarëve pa dallim, në çdo lagje e në çdo fshat sepse Bekimi do të jetë për të gjithë qytetarët, për perspektivën e tyre, me vizionin e ri për Vitinë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook, transmeton lajmi.net.
Kujtojmë se zgjedhjet lokale pritet të mbahen me 17 tetor, ndërsa tashmë ka filluar fushata e subjekteve politike për kandidatët e tyre për kryetar komunash.












