Kosova publikon 12-ën për Evropian

Kosova publikon 12-ën për Evropian

Nga 16 deri më 21 Gusht do të mbahet FIBA European Challenger për U16 te meshkujt, ku marrin pjesë Kosova, Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia. Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë sa më të përgatitur për këtë Evropian. Të enjten mbrëma do të kenë stërvitjen e fundit, […]

Basketbollistët e Kosovës U16 kanë stërvitur dy herë në ditë për të qenë sa më të përgatitur për këtë Evropian. Të enjten mbrëma do të kenë stërvitjen e fundit, kurse të premten do të pushojnë.

Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe Dritëro Sefaja ka shpallur 12-ën përfundimtare: Jon Ismali, Rron Dahsyla, Norik Binqe, Eris Zeneli, Orges Shatri, Dren Kastrati, Drinor Gërxhaliu, Don Shehu, Flon Kastrati, Lum Zeqiri, Arlind Konjuhi dhe Edin Bacevac.

Dardanët e rinj ndeshjen e parë e zhvillojnë të hënën nga ora 17:00 ndaj Maltës në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.

Kjo është edhe një ngjarje madhore që i besohet Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), pasi më herët ka organizuar Divizionin C për meshkuj U18 më 2018, Divizionin B për femrat U20, si dhe ‘Bubble’ në muajin shkurt, ku ishin pjesëmarrëse Kosova, Luksemburgu, Islanda dhe Sllovakia.  /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova