Kosova mëson kundërshtarët për parakualifikueset e Eurobasket 2025

Kosova ka mësuar sot kundërshtarët që do t’i ketë në grup për parakualifikueset e Eurobasket 2025. Dardanët do të bëjnë pjesë në grupin C, grup ky i cili përbëhet nga vetëm tri skuadra, përcjell Periskopi. Kosova do të përballet me dy skuadra nga pjesa veriore e Evropës, si Norvegjia dhe Danimarka. Orari se kur do […]
Dardanët do të bëjnë pjesë në grupin C, grup ky i cili përbëhet nga vetëm tri skuadra, përcjell Periskopi.
Kosova do të përballet me dy skuadra nga pjesa veriore e Evropës, si Norvegjia dhe Danimarka.
Orari se kur do të zhvillohen këto ndeshje nuk është bërë akoma i ditur nga FIBA.
Në kuadër të këtij shorti kundërshtarët ka mësuar edhe Shqipëria, e cila përballet me Luksemburgun e Rumaninë.
Më poshtë mund ta shihni tabelën e plotë. /Periskopi/













