Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain përmban klauzolë speciale për Argjentinën

Kontrata e Messit me Paris Saint-Germain përmban klauzolë speciale për Argjentinën

Kontrata e Lionel Messit me Paris Saint-Germain përmban një klauzolë të veçantë që e bën kombëtaren e Argjentinës “përparësinë” e tij. Pasi u njoftua se ai do të largohej nga Barcelona pas 21 vitesh të lavdishme, PSG ka lëvizur me shpejtësi për të siguruar shërbimet e Messit. Marrëveshja e gjashtë herë fituesit të Topit të […]

Pasi u njoftua se ai do të largohej nga Barcelona pas 21 vitesh të lavdishme, PSG ka lëvizur me shpejtësi për të siguruar shërbimet e Messit.

Marrëveshja e gjashtë herë fituesit të Topit të Artë me PSG-në do ta mbajë atë në Paris deri në vitin 2023 – megjithëse ai ka mundësinë e një viti shtesë.

Raporte të shumta thonë se Messi do të fitojë plot 35 milionë euro në vit pas taksave apo 2.91 milionë euro në muaj dhe 729.000 euro në javë.

Gazeta argjentinase TyC Sports ka zbuluar gjithashtu detaje të tjera në lidhje me kontratën e Messit.

Ata thonë se përparësia e Messit kur vjen puna te ndeshjet zyrtare dhe ndeshjet miqësore do të jetë kombëtarja e Argjentinës.

Në thelb, pasi më në fund fitoi një trofe ndërkombëtar kur ngriti Copa America në verë, Messi është angazhuar masivisht ndaj ekipit kombëtar dhe është i etur për t’u përfshirë shumë për të shkuar në Kupën e Botës në Katar vitin e ardhshëm.

 

Kështu, PSG nuk do të jetë në gjendje ta pengojë atë nga përfaqësimi i vendit të tij kur të jetë mundësia e zgjedhjes.

Për më tepër, është rënë dakord që stafi i Argjentinës të ketë qasje në objektet e PSG-së.

Messi bëhet argjentinasi i katërt në skuadrën e parisianëve, duke u bashkuar me bashkatdhetarët e tij si Angel Di Maria, Leandro Paredes dhe Mauro Icardi.

34-vjeçarit thuhet se iu ofrua fanella me numër 10 nga shoku i tij i ngushtë dhe ish-bashkëlojtari i tij Neymar, por argjentinasi me respekt e refuzoi.

Në vend të kësaj, ai është kthyer te fanella me numër 30 që kishte veshur në debutimin e tij për Barçën.

Interesante është se rregullat e Ligue 1 përcaktojnë se numri 30 duhet të vishet nga një portier, por si duket drejtuesit e ligës kanë bërë një përjashtim për Messin.

Për arsye të ngjashme që përfshijnë numra specifikë të skuadrës, Barca nuk është në gjendje të tërheqë fanellën me numër 10 në Camp Nou nëse nuk heqin dorë nga një hapësirë ​​e përhershme në skuadrën e saj për shkak të rregullave të La Ligas.

34-vjeçari mund të bëjë debutimin e tij për klubin kundër Strasburgut të shtunën./Telegrafi

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin