Konfirmohet edhe nga PSG, Messi do të paguhet edhe me kriptovaluta

Konfirmohet edhe nga PSG, Messi do të paguhet edhe me kriptovaluta

Për herë të parë në histori një futbollist do të paguhet edhe me kriptovaluta. PSG konfirmoi të enjten se “paketa financiare” e Messit përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutës së tyre të njohur si “$PSG Fan Tokens”. Klubi francez e lëshoi ​këtë valutë digjitale​ për herë të parë te fansat e tij një vit […]

PSG konfirmoi të enjten se “paketa financiare” e Messit përfshin edhe pagesa me anë të kriptovalutës së tyre të njohur si “$PSG Fan Tokens”.

Klubi francez e lëshoi ​këtë valutë digjitale​ për herë të parë te fansat e tij një vit më parë.

‘$PSG Fan Tokens’, e krijuar në janar të vitit 2020 me platformën Socios.com, u krijua për të ndihmuar PSG-në të krijojë një komunitet të ri tifozësh.

PSG tani pretendon se transferimi i argjentinasit 34-vjeçar u mundësua pjesërisht me kripto si një nga “markat më novatore dhe avangarde në sportin global”.

Zyrtari kryesor i partneriteteve të PSG-së, tha në një deklaratë se afrimi i Socios.com dhe ‘$PSG Fan Tokens’ i ka mundësuar klubit të angazhohet me një audiencë të re globale dhe të krijojë një rrjedhë të rëndësishme të të ardhurave digjitale.

Në anën tjetër, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi u tha gazetarëve të mërkurën se bota do të “tronditet” nga të ardhurat financiare të krijuara nga nënshkrimi i klubit me superyllin botëror të futbollit.

Efektet janë parë tashmë. 24 orë pas prezantimit të Messit, miliona euro janë fituar nga shitja e fanellës, janë rritur aksionet e klubit dhe PSG vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes nga të katërta anët.

Messi nënshkroi kontratë dy vjeçare me PSG-në dhe do të fitojë deri në 40 milionë euro në sezon me bonuse.

Leo tashmë ka nisur epokën e re te Barça. Ai ka zbritur në fushë dhe ka nisur stërvitjet me PSG-në. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova