Koeman me mesazh të fortë për Coutinho, Umtiti e Pjanic

Ronald Koeman ju ka dhënë një mesazh të qartë ‘yjeve’ të Barcelonës. Lojtarët si Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Miralem Pjanic kanë kuptuar tashmë se nuk janë pjesë e planeve të Ronald Koeman. Trajneri holandez ka lënë treshen jashtë listës së të ftuarve për ndeshjen që Barcelona e luan ndaj Real Sociedad, përcjell Periskopi. Barcelona […]
Lojtarët si Samuel Umtiti, Philippe Coutinho dhe Miralem Pjanic kanë kuptuar tashmë se nuk janë pjesë e planeve të Ronald Koeman.
Trajneri holandez ka lënë treshen jashtë listës së të ftuarve për ndeshjen që Barcelona e luan ndaj Real Sociedad, përcjell Periskopi.
Barcelona e nis sonte sezonin e ri në La Liga, përballë skuadrës së Sociedad.
Për këtë ndeshje katalanët kanë arritur të regjistrojnë në kohë emrat si Eric Garcia dhe Memphis Depay. /Periskopi/












