“Jam një hap larg ëndrrës time”, qytetari afgan i diplomuar për mjekësi: Dua të iki në SHBA

“Jam një hap larg ëndrrës time”, qytetari afgan i diplomuar për mjekësi: Dua të iki në SHBA

Shqipëria deri më tani ka pritur 607 afganë të cilët janë sistemuar në Qytet Studenti në Tiranë dhe në Durrës në struktura hotelerie. Ndërkohë pritet që numri i të ardhurve të shkojë në 4 mijë ashtu sic është njoftuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare. Në një intervistë për Fax News një qytetar afgan në Qytet Studenti […]

Shqipëria deri më tani ka pritur 607 afganë të cilët janë sistemuar në Qytet Studenti në Tiranë dhe në Durrës në struktura hotelerie.

Ndërkohë pritet që numri i të ardhurve të shkojë në 4 mijë ashtu sic është njoftuar zyrtarisht nga qeveria shqiptare.

Në një intervistë për Fax News një qytetar afgan në Qytet Studenti i quajtur Fajaz Ahmad shprehet se me ardhjen në Shqipëri ndihet më mirë dhe një hap larg ëndrrës së tij, mjekësisë.

Ahmad shton se ka mbaruar studimet për mjekësi në vendinë e tij por ishte e pamundur ta vazhdonte misionin atje dhe se shpreson që së shpejti të nisë studimet në universitetin Johns Hopkins në Amerikë për tu bërë një kirurg kardiologjie i njohur.

“Quhem Fajaz Ahmad, jam 26-vjeç, jam diplomuar si mjek por mu desh të ndërprisja punën atje.
Nuk shihja më një të ardhme në Afganistan, për shumë arsyë, së pari mundësia për të qëndruar, ekonomia e vendit dhe cdo gjë që ra në dorë të talibanëve.

Kemi familje që duhet t’i ushqejmë, rrëmbeva mundësinë që mu ofrua dhe erdha këtu. Këtu nuk kam asnjë pjestar të familjes sepse vëllai im mbeti atje pas i sëmurë pasi u helmua nga ushqimi.

Arritëm dje në orën 10 në mëngjes, ndihem më i lirë se nuk ka kufizime si në Abu Dabi apo vende të tjera.

Në Abu Dabi ishim si të burgosur ndoshta për shkak të protokollit të Covid-19, unë jam i vaksinuar.

Unë ëndërroj të bëhem kirurg në kardiologji. Nuk e kam planifikuar të qëndroj këtu, dua të iki në Amerikë dhe të studioj në universitetin Johns Hopkins. Sinqerisht ndihem vërtet mirë, një hap larg ëndrrës time”– u shpreh Ahmad.

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik