Inaugurohet sistemi VAR, Ademi: Ky është projekti më i madh i FFK-së

Inaugurohet sistemi VAR, Ademi: Ky është projekti më i madh i FFK-së

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë një tjetër hap të madh përpara, pasi sonte e ka bërë inaugurimin e sistemit të avancuar teknologjik VAR në futbollin e Kosovës. Ceremonia e inaugurimit të këtij sistemi është bërë në prag të ndeshjes së Superkupës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, në stadiumin “Fadil Vokrri”. Presidenti Agim Ademi e […]

Ceremonia e inaugurimit të këtij sistemi është bërë në prag të ndeshjes së Superkupës ndërmjet Prishtinës dhe Llapit, në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Presidenti Agim Ademi e ka vlerësuar këtë ditë si tejet të rëndësishme për futbollin tonë dhe finalizimin e projektit VAR si një të arritur të madhe të FFK-së.

Ai ka thënë se implementimi i këtij projekti është bërë në kohë rekorde, për çka i ka falënderuar të gjithë të përfshirët në këtë projekt gjigant.

“Sot e kemi marrë licencën nga FIFA për përdorimin e VAR-it. Nëntë operatorë dhe 53 gjyqtarë janë licencuar. Deri më tani janë organizuar 53 ndeshje ku është testuar ky sistem. Jemi Federata që e kemi marrë licencën e VAR-it në afatin më të shkurtër. Janë gjashtë muaj që kemi punuar intensivisht në këtë projekt, që është më i madhi ndonjëherë nga FFK. E kemi fituar një ekip profesional që do të jenë edhe në ndeshjet ndërkombëtare. VAR-i starton që nga ndeshja e sotme e Superkupës dhe do të jetë në ndeshjet e Superligës. Në 8 stadiume është intervenuar, në mënyrë që VAR-i të jetë i zbatueshëm. Ky projekt ka qenë ide e imja dhe jam i lumtur që tani po finalizohet”, ka thënë presidenti Ademi. Para mediave është bërë edhe prezantimi i shkurtër i funksionimit të VAR-it. /Periskopi/

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova