Gjasula: Poloninë e respektojmë por nuk ia kemi frikën asnjëherë

Gjasula: Poloninë e respektojmë por nuk ia kemi frikën asnjëherë

Klaus Gjasula e sheh Shqipërinë në rritje dhe beson se kuqezinjtë do të marrin rezultat të mirë përballë Polonisë. I transferuar te Darmshtadi, në Bundesligën 2, mesfushori 31-vjeçar,  thekson se kundër Lewandowskit me shokë duhet treguar respekt, por kurrsesi frikë. “Ndihem gjithmonë gati për Kombëtaren. Është e rëndësishme të kemi minuta në fushë. Për këtë […]

I transferuar te Darmshtadi, në Bundesligën 2, mesfushori 31-vjeçar,  thekson se kundër Lewandowskit me shokë duhet treguar respekt, por kurrsesi frikë.

“Ndihem gjithmonë gati për Kombëtaren. Është e rëndësishme të kemi minuta në fushë. Për këtë arsye kam kaluar të një klub më i vogël për të luajtur më shumë. Ndeshjet e fundit kanë treguar se po rritemi bashkë. Më e rëndësishme është që t’i fitojmë ndeshjet. Frymëmarrja është e mirë, miksimi i lojtarëve veteranë me më të rinjtë.”

Mesfusha e Shqipërisë: Kemi mesfushë të mirë, secili ka cilësitë e veta. Nuk e kam ndier që jemi dobët në një repart të veçantë. Ndeshja nuk fitohet duke qenë mirë në një repart. Duhet të punojmë bashkë e të japim maksimumin.

Polonia si kundërshtarja e radhës: Polonia ka shumë përvojë dhe cilësi, ka lojtarë që luajnë në ekipet më të mira në botë. E dimë që është ndeshje shumë e rëndësishme për ne. Duhet të kemi respekt, por frikë asnjëherë. Duhet që gjithsescili të japë maksimumin, i kemi mundësitë për të marrë rezultat të mirë. Duhet ta kemi mendjen te vetja, jo te kundërshtari.

Kthimi i tifozëve: Çdo futbollist është i lumtur kur vijnë tifozët, kështu e kemi mësuar futbollin. Sidomos për ne është shumë e rëndësishme të kemi tifozët dhe të bëjmë paraqitje sa më të mira. Shpresojmë ta lëmë grupin të hapur, pra të kemi mundësi për t’u kualifikuar. Duhet të marrim sa më shumë pikë, pastaj të shohim.

Kalimi te Darmshtadi: Darmshtadi ka historinë e tij, ka qenë më herët për dy vjet në Bundesligë. E bëra këtë hap për të luajtur në vazhdimësi dhe për të pasur mundësi për të luajtur në Kombëtare. Në tri ndeshjet e fundit kemi marrë rezultate të mira, gjithsesi është herët për të folur për objektivat sezonale.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova