Futbollisti kosovar bëhet top lajm në Gjermani: Erdhi në pushime për t’u martuar, të nesërmen u ftua nga klubi për ndeshje kampionale

Futbollisti kosovar bëhet top lajm në Gjermani: Erdhi në pushime për t’u martuar, të nesërmen u ftua nga klubi për ndeshje kampionale

Futbollisti kosovar, Liridon Rrecaj, i cili luan në Gjermani për skuadrën SC Ichenhausen javën që shkoi pati “dy” ndeshje shumë të rëndësishme, një në fushë dhe një jashtë saj.E veçanta e këtyre “dy” ndeshjeve ishte se gjithçka ndodhi brenda 24 orëve. Rrecaj që mbron ngjyrat e SC Ichenhausen të premten që shkoi, më 13 gusht […]

Futbollisti kosovar, Liridon Rrecaj, i cili luan në Gjermani për skuadrën SC Ichenhausen javën që shkoi pati “dy” ndeshje shumë të rëndësishme, një në fushë dhe një jashtë saj.E veçanta e këtyre “dy” ndeshjeve ishte se gjithçka ndodhi brenda 24 orëve.

Rrecaj që mbron ngjyrat e SC Ichenhausen të premten që shkoi, më 13 gusht u martua në Drenicë, derisa të shtunën më 14 gusht u rikthye në Gjermani duke ndihmuar skuadrën e tij të fitonte 2-1 kundër FC Memmingen ll.

Rrecaj, i cili është me prejardhje nga Drenica është një nga lojtarët kyç të skuadrës, ku pritjet e tij shpesh vendosin fatin e ndeshjes.

Ai në të kaluarën ka qenë shumë afër që t’i bashkohej skuadrës së njohur shqiptare, FK Kukësit.

Djaloshi nga Drenica javën e kaluar kishte ardhur në Kosovë për t’u martuar, por menjëherë pas kurorëzimit ai fluturoi drejt Gjermanisë për të zhvilluar ndeshje kampionale me SC Ichenhausen.

Rrecaj të premten që shkoi pati ceremoninë martesore, derisa pasdite udhëtoi për në Gjermani, ku të shtunën nga ora 14:00 u shfaq në fushë aty ku skuadra e tij mposhti 2-1 FC Memmingen ll.

Me të përfunduar ndeshja ai preu biletën e aeroplanit dhe u rikthyer sërish në vendlindje ku do të kalojë edhe pak kohë me të dashurën e tij para se të rikthehet sërish për ndeshjen e radhës kampionale që SC Ichenhausen e luan në vikendin që po vjen.

Trajneri i klubit gjerman, Oliver Unsold i kishte dhënë leje speciale futbollistit kosovar që të vij në pushime për Kosovë për t’u martuar, edhe pse sezoni në Gjermani tashmë veçse ka filluar.

Mediat në Gjermani kanë shkruar për rastin e Liridon Rrecajt, i cili javën e kaluar pati ‘dy’ ndeshje të mëdha, një në fushë dhe një jashtë saj.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova