FBK, e gatshme për të organizuar edhe një ngjarje madhore

FBK, e gatshme për të organizuar edhe një ngjarje madhore

Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) iu besua edhe një ngjarje madhore, siç është FIBA European Challenger për U16 te meshkujt. FBK ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për Evropianin që do të zhvillohet në Prishtinë. Nga dita e hënë deri të shtunën (përveç të enjtes që është ditë e lirë) do të zhvillohen […]

FBK ka bërë të gjitha përgatitjet e mundshme për Evropianin që do të zhvillohet në Prishtinë. Nga dita e hënë deri të shtunën (përveç të enjtes që është ditë e lirë) do të zhvillohen tri ndeshje në ditë.

Sfida hapëse është të hënën Shqipëria-Gjibraltari nga ora 14:00, kurse sfida hapëse për Kosovën është ndaj Maltës nga ora 17:00. Nga ora takohen Moldavia-Luksemburgu.

Mediat dhe mysafirët do të vendosën në Zonën 3, prapa koshave, kurse do të lejohen 15 % të kapacitet të palestrës për tifozët. Të gjithë të pranishmit në palestër duhet të mbajnë maska dhe të ruajnë distancën sociale.

Përveç Kosovës janë akomoduar edhe Shqipëria, Luksemburgu, Gjibraltari, Malta dhe Moldavia. Të gjitha ekipet janë testuar dhe kanë rezultuar negativ në testin e Anti-Covid.

Ndërkohë, basketbollistët e Kosovës U16 pas përgatitjeve intensive janë të gatshëm për këtë garë shumë të rëndësishme.

Federatës së Basketbollit të Kosovës iu besua edhe një organizim i veçantë, pasi më herët kishte organizuar Evropianin e Divizionit C për U18 te meshkujt më 2018, Evropianin e Divizionit B për U20 te femrat më 2019 dhe në shkurt të këtij viti organizoi parakualifikimet për Kupën e Botës 2023, ku përveç Kosovës, morën pjesë edhe Islanda, Luksemburgu dhe Sllovakia. Madje, për këto organizime mori lëvdata edhe nga FIBA.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova