E konfirmon Xhaka: Kam nënshkruar kontratën e re me Arsenalin

E konfirmon Xhaka: Kam nënshkruar kontratën e re me Arsenalin

Granit Xhaka ka konfirmuar se ka nënshkruar kontratë të re me Arsenalin, duke thënë se ndihet i lumtur që ka vendosur të qëndrojë në Emirates. Përfaqësuesi i Zvicrës në arenën ndërkombëtare Xhaka u përfol bujshëm gjatë gjithë verës se do t’i bashkohej Jose Mourinhos në Romë, por ai do të  vijojë të jetë lojtar i […]

Përfaqësuesi i Zvicrës në arenën ndërkombëtare Xhaka u përfol bujshëm gjatë gjithë verës se do t’i bashkohej Jose Mourinhos në Romë, por ai do të  vijojë të jetë lojtar i Arsenalit,

Arsenali nuk e ka bërë ende zyrtare marrëveshjen e re me mesfushorin nga Kosova, por Xhaka e konfirmoi atë në një intervistë për uebsajtin e klubit.

“Jam shumë i lumtur, jam ende këtu. E kam nënshkruar një kontratë të re natyrisht dhe dua t’ua shpaguaj këtë, së pari stafit tonë dhe pastaj tifozëve. Ata e dinë se unë do të jap gjithçka nga vetja në çdo lojë dhe në çdo seancë stërvitore”, tha Xhaka.

Marrëveshja e deritanishme e Xhakës do të mbaronte më 2023 dhe besohet se 29-vjeçari ka nënshkruar kontratë të re deri në vitin 2025.

Duke folur në lidhje me fillimin zhgënjyes të sezonit të ri në Premierligë, pas dy humbjeve në dy ndeshjet e para, Xhaka tha se klubi dëshiron të arrijë diçka të madhe dhe se ka kohë për ta bërë këtë.

“Shumë i zhgënjyer. Na u rikthye mbështetja e tifozëve pas një kohe të gjatë dhe donim t’ua shpaguanim atë me diçka. Por sot keni mundur ta shihni pse Chelsea është njëra prej ekipeve më të mira në Evropë. Mendoj se ne duhet të bëjmë diçka të mirë nga sot”, theksoi ai.

Xhaka shtoi: “Ne duam të arrijmë diçka të madhe, natyrisht. Pas dy ndeshjeve shumë njerëz po flasin për këtë ekip dhe për këtë klub, por unë them se asnjë sezon nuk mbaron pas dy apo tri ndeshjeve. Kemi shumë ndeshje para ndesh, ne e dimë se duhet t’i përmirësojmë shumë gjëra dhe jam i sigurt se do ta bëjmë këtë.”

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova