E konfirmon Juventus: Ronaldo është shitur për 15 milionë euro

Skuadra e Juventus ka lëshuar sot një komunikatë zyrtare lidhur me Cristiano Ronaldo. Portugezi do t’i bashkohet skuadrës së Manchester United, skuadër me të cilën luante edhe më parë. Faqja zyrtare e Juves bën të ditur se Ronaldo është shitur për 15 milionë euro + 8 milionë euro që do të jepen si bonuse përgjatë […]
Portugezi do t’i bashkohet skuadrës së Manchester United, skuadër me të cilën luante edhe më parë.
Faqja zyrtare e Juves bën të ditur se Ronaldo është shitur për 15 milionë euro + 8 milionë euro që do të jepen si bonuse përgjatë 5 viteve.
Po ashtu, ‘Zonja e Vjetër’ ka shfrytëzuar rastin të falënderojë portugezin për kontributin e tij gjatë aventurës me Juven, ku shënoi më shumë se 100 gola. /Periskopi/












