Del lista e këngëtarëve shqiptarë që do të jenë në një skenë me Goran Bregoviç

Del lista e këngëtarëve shqiptarë që do të jenë në një skenë me Goran Bregoviç

Të gjithë artistët e ftuar nga Kosova për të performuar në “Festën e Birrës” kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë. Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi e shumë artistë të tjerë janë ndër emrat […]

Të gjithë artistët e ftuar nga Kosova për të performuar në “Festën e Birrës” kanë refuzuar të jenë në këtë festival për shkak të këngëtarit serb Goran Bregoviç, për të cilin pretendohet se ka frymëzuar ushtarët serb gjatë luftës në Kosovë.

Capital T, Dafina Zeqiri, Dren Abazi e shumë artistë të tjerë janë ndër emrat e këngëtarëve të Kosovës që u tërhoqën nga “Festa e Birrës”, teksa këtë gjë nuk e kanë bërë këngëtarët shqiptarë, të cilët do dalin të këndojnë në të njëjtën skenë ku do këndojë dhe Goran Bregoviç.

Listës së këngëtarëve të cilët do të performojnë i shtohen tre “muskutjerët”, Aleksandër Gjoka, Elton Deda, Redon Makashi deri tek Vikena Kamenica. Pjesë do jenë edhe Kamela Islamaj, Devis Xheraku, Endri dhe Stefi Prifti dhe Orgesa Zaimi.

Për të gjithë qytetarët të cilët dëshirojnë që të dëgjojnë Bregoviçin ata do të duhet të pajisen me një biletë e cila kushton 1000 lekë.

Ndërkohë që ditën e djeshme “Birra Korça” u bëri thirrje Bashkisë së qytetit që të heqin biletën pasi Festa e Birrës është e qytetarëve dhe ata duhet ta shijojnë atë falas si çdo vit tjetër.

Të ngjashme
Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin