Debati për ardhjen e Goran Bregoviç, regjisori shqiptar: Polemikë e turpshme, nuk rri dot pa marrë pjesë

Debati për ardhjen e Goran Bregoviç, regjisori shqiptar: Polemikë e turpshme, nuk rri dot pa marrë pjesë

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Kulla thotë se një konflikt të tillë shqiptaro-shqiptar e duan vetëm ata gjasmenacionlistët e shumtë, votahumburit gojëhidhur që vërsulen në çdo zjarr dhe rreshtohen në anën e mosarsyes. Teksa konfirmon pjesëmarrjen e tij në këtë koncert, Kulla këshillon ata që nuk e duan këngëtarin që të mos […]

Teksa konfirmon pjesëmarrjen e tij në këtë koncert, Kulla këshillon ata që nuk e duan këngëtarin që të mos marrin pjesë.

Në fund të postimit të tij, Kulla e mbyll me një batutë: Hej dreq! Nuk na u ndanë votimet ne, shqiptarëve!

Postimi i plotë:

Është e turpshme kjo polemikë.

Aq sa mua më vjen turp edhe që nuk rri dot pa marrë pjesë, edhe në këtë zhurmërim.

Na tërheqin zvarrë ca njerëz me nevoja më të mëdha se ato muzikoret. Po na zvarritin në këtë terren të mirënjohur shqiptar, për një konflikt të ri shqiptaro-shqiptar.

Për këtë u vu edhe kjo flakë politike. Këtë e duan gjasmenacionalistët e shumtë, votahumburit gojëhidhur, që vërsulen në çdo zjarr dhe rreshtohen në anën e mosarsyes.

Në këto pak rreshta, dua përulësisht të ftoj një zgjidhje për të dy palët.

Nuk di që ai ta meritojë dënimin por, megjithatë, e dënoj artistin bosnjak Goran Bregoviç, edhe sikur atij antishqiptarizmi të mos t’i ketë shkuar nëpër asnjë sekondë. E dënoj duke iu kërkuar atyre që nuk e pëlqejnë, që të mos i shkojnë aspak, ta shohin dhe ta duartrokasin aty në festën e birrës në Korçë. Le ta lenë para mikrofonit me sheshin bosh përpara. Pa këmbë njeriu!

Nga ana tjetër këngëtarin e shquar me atë popullaritet marramendës, e përgëzoj për simpatinë që ka fituar nëpër Ballkan dhe botë dhe uroj që në Korçë, të jetë i rrethuar me sa më shumë admirues. Ftoj të gjithë ata që e pëlqejnë të vrapojnë të shijojnë artin dhe zërin e tij.

Unë do të jem mes tyre!…

Hej dreq! Nuk na u ndanë votimet ne, shqiptarëve!

Të ngjashme
Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike