Dalin detajet e para nga kontrata ‘stratosferike’ e Messit te PSG – paga dhe bonuset janë të frikshme

L’Equipe ka zbuluar detajet e kontratës që duhet nënshkruar nga Lionel Messi dhe Paris Saint-Germain të martën. Gjithçka është gati për transferimin, të cilin askush nuk mund ta merrte me mend deri pak ditë më parë, por që tashmë është më afër realitetit se kurrë më parë. Është e qartë se 34-vjeçari gjeti një klub […]

Gjithçka është gati për transferimin, të cilin askush nuk mund ta merrte me mend deri pak ditë më parë, por që tashmë është më afër realitetit se kurrë më parë.

Është e qartë se 34-vjeçari gjeti një klub të ri, pasi u konfirmua të dielën e javës së kaluar se ai nuk do ta përfundojë karrierën e tij në Barcelonë, pavarësisht faktit se ra dakord për një kontratë të re tri javë më parë.

Mundo Deportivo raporton se prezantimi i argjentinasit si lojtari i ri i Paris Saint-Germain mund të bëhet nesër, dhe L’Eqiupe përmes burimeve të veta ka siguruar një kontratë, të cilën argjentinasi është gati ta nënshkruajë.

L’Equipe pretendon se kontrata është shumë më e madhe se sa ishte zbuluar në ditët e mëparshme, dhe se lojtari do të fitojë 40 milionë euro në vit, që është një shifër e pabesueshme, 770.000 euro në javë.

Kontrata është për dy vjet me opsionin e një tjetri, dhe gjashtë herë fituesi i Topit të Artë gjithashtu duhet të marrë një bonus prej 30 milionë eurosh brenda kontratës.

Natyrisht se së bashku me Neymarin dhe Kylian Mbappe, do të jenë treshja më e paguar te PSG ehde pse e ardhmja e këtij të fundit ende është në ajër.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova