Biden mbron vendimin për tërheqjen e trupave: Udhëheqësit e Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi

Biden mbron vendimin për tërheqjen e trupave: Udhëheqësit e Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi

Presidenti Joe Biden mbrojti të hënën me forcë vendimin për të tërhequr trupat amerikane nga Afganistani dhe hodhi poshtë kritikat e shumta për tërheqjen kaotike që po paraqet një krizë për të. Biden tha se misioni i Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk kishte pasur si synim shtetndërtimin. “Nuk ishte asnjëherë për të krijuar një demokraci […]

Biden tha se misioni i Shteteve të Bashkuara asnjëherë nuk kishte pasur si synim shtetndërtimin.

“Nuk ishte asnjëherë për të krijuar një demokraci të bashkuar dhe të centralizuar. Interesi ynë i vetëm jetik kombëtar në Afganistan vazhdon të jetë sot, ai që ka qenë gjithmonë – parandalimi i një sulmi terrorist në tokën amerikane”, tha Presidenti Biden.

Ai e pranoi se ngjarjet u zhvilluan më me shpejtësi nga ç’ishte parashikuar, por fajësoi për marrjen e vendit nën kontroll nga Talebanët mungesën e gatishmërinë së ushtrisë afgane për të luftuar grupin ekstremist.

“Udhëheqësit politikë të Afganistanit u dorëzuan dhe ikën nga vendi. Ushtria afgane u rrëzua ndonjëherë pa u përpjekur të luftonte. Trupat amerikane nuk mund dhe nuk duhet të bëjnë një luftë dhe të vdesin në një luftë të cilën forcat afgane nuk janë të gatshme ta bëjnë për veten e tyre”, tha ai.

Mijëra civilë që në mënyrë të dëshpëruar donin të iknin nga Afganistani u mblodhën në pistën e vetme të aeroportit të Kabulit të hënën pasi talebanët pushtuan kryeqytetin, duke bërë që Shtetet e Bashkuara të pezullonin evakuimet mes kritikave në rritje në vend.

Sipas njoftimeve, pesë persona humbën jetën. Një zyrtar amerikan i tha agjencisë Reuters se dy persona të armatosur ishin vrarë nga forcat amerikane në Afganistan gjatë 24 orëve të fundit.

“Unë i qëndroj plotësisht vendimit tim,” tha Biden.

“Pas 20 vitesh kam mësuar nga një përvojë e vështirë se nuk ka pasur kurrë një moment që do të ishte i përshtatshëm për të tërhequr forcat amerikane. Kjo është arsyeja pse ne jemi akoma atje.”

Biden e shoqëroi mbrojtjen e vendimit të tij me një paralajmërim ndaj Talebanëve: lëreni tërheqjen e SHBA-së të vazhdojë pa pengesa ose do të përballeni me një forcë shkatërruese.

Të ngjashme
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot