Berisha e quan manipulues Arben Vitinë: Të shkarkohet, e rrezikon shëndetin publik për t’u bë kryetar i Prishtinës

Opinionistja Kimete Berisha mendon se situata me pandeminë në Kosovë po shfrytëzohet për fushatën e zgjedhjeve lokale të 17 shkurtit, duke hedhur kritika ndaj ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili tashmë është edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës. Berisha e quan manipulues Vitinë, duke thënë se ai e Xhelal Sveçla duhet […]
Opinionistja Kimete Berisha mendon se situata me pandeminë në Kosovë po shfrytëzohet për fushatën e zgjedhjeve lokale të 17 shkurtit, duke hedhur kritika ndaj ministrit aktual të Shëndetësisë Arben Vitia, i cili tashmë është edhe kandidat për kryetar të komunës së Prishtinës.
Berisha e quan manipulues Vitinë, duke thënë se ai e Xhelal Sveçla duhet të shkarkohen.
Ja postimi i plotë:
Pandemia po shfrytëzohet për fushatë!
Arben Vitia është i pari ministër në botë që është sjellur sikur në Kosovë u kry pandemia, duke i liruar komplet masat anti-covid.
Arben Vitia e ka rrezikuar shëndetin publik për t’u bë kryetar Prishtinës.
Ku ka krim më të madh se ky!
Ministri i Shëndetësisë është në gjendje ta jap jetën tënde për t’u bërë kryetar i komunës!
Ai e flijon jetën tënde, kaq kollaj, sepse ti e lejon, me padije dhe me nevojën e pakontrolluar për liri në kohën kur ‘liria’ të çon në sëmundje dhe larg qoftë në vdekje!
Arben Vitia ka manipuluar me nevojën e shqiptarëve për t’u sjellur sikur ‘s’ka më virus’…dhe ka manipuluar me mërzinë dhe kotësinë e popullatës…me nevojë për të dal pak nga letargjia e gjatë e një viti të trishtuar, në karantinë…
Arben Vitia i ka manipuluar njerëzit e mërzitur, për t’i përvetësuar votat e tyre! Sepse, ai e ka ditur se ‘pandemia nuk ka përfunduar’!
Një jetë (kushton) një votë!
Kjo është bizare.
Arben Vitia dhe Xhelal Sveçla duhet të shkarkohen, sese janë të rrezikshëm në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar (me apo pa paramendim)!
P.S. Numri i infektimeve po rritet, Vetëvendosja po zvogëlohet!











