Barcelona ia del pa Messin, mposht Juventusin dhe fiton trofeun “Gamper”

Barcelona ka shënuar fitore ndaj Juventusit, ndeshje e vlefshme për trofeun “Gamper”. Katalunasit ia dolën të triumfojnë ndaj italianëve me rezultat 3 – 0. Pas vetëm tre minutave lojë, sulmuesi Memphis Depay në mënyrë të shkëlqyeshëm pranoi topin nga Demir dhe lehtësisht realizoi për 1 – 0. Juventus pastaj filloi të sulmonte duke rrezikuar përmes […]

Katalunasit ia dolën të triumfojnë ndaj italianëve me rezultat 3 – 0.

Pas vetëm tre minutave lojë, sulmuesi Memphis Depay në mënyrë të shkëlqyeshëm pranoi topin nga Demir dhe lehtësisht realizoi për 1 – 0.

Juventus pastaj filloi të sulmonte duke rrezikuar përmes Cristiano Ronaldos, gjuajtja e së cilit u ndal nga Neto.

Barcelona gjeti edhe dy gola përmes Demir, respektivisht Griezmann, mirëpo u anuluan për pozitë jashtë loje.

Kësisoj, pjesa e parë përfundoi me avantazhin minimal të blaugranasve.

Ndërsa, edhe në pjesën e dytë, Barcelona ishte më kërkuese dhe gjeti golin përmes sulmuesit Martin Braithwaite (53′).

Në minutën e 78-të në ndeshje u inkuadrua edhe shqiptari Rey Manaj, që provoi të gjente golin dhe bëri disa pasime të shkëlqyera, por i pafat.

Derisa pritej fishkëllima e fundit e arbitrit, në skenë doli Riqui Puig që shënoi supergol nga distanca (90+2).

Kësisoj, Barcelona fitoi trofeun “Gamper”, derisa ishte sfida e fundit parapërgatitëse para edicionit 2021/22.

Të ngjashme
Spektakël i futbollit në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, Asllani vs Rashica

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin