Aksident i rëndë trafiku në Polac, lëndohen shtatë persona

Një aksident trafiku me shtatë të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 16:00, në rrugën rajonale Skenderaj-Drenas. Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti. Ai tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Polac. Të shtatë personat kanë kërkuar tretman mjekësor. “Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale […]
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Avni Zaiti.
Ai tha se aksidenti ka ndodhur në fshatin Polac.
Të shtatë personat kanë kërkuar tretman mjekësor.
“Aksident trafiku me të lënduar është shkaktuar rreth orës 16:00, në rrugë rajonale Skenderaj-Drenas përkatësisht në segmentin rrugor në fshatin Polac, Në aksident ishin të përfshira dy vetura, si pasojë e aksidentit dhe lëndimeve të pësuara shtatë (7) persona kanë kërkuar tretman mjekësor”, ka thënë ai












