Zyrtare: Prishtina transferon Kristi Vangjelin

Prishtina ka konfirmuar zyrtarisht arritjen e marrëveshjes me futbollin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli. Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës. Pas transferimeve të Mendurim Hotit, Xhevdet Shabanit dhe Bleart Tolaj, Prishtina ka konfirmuar edhe një transferim. Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur shqiptar, […]

Kampioni i Kosovës ka vazhduar me përforcimin e skuadrës para nisjes së sezonit 2021/22 në Superligën e Kosovës.

Pas transferimeve të Mendurim Hotit, Xhevdet Shabanit dhe Bleart Tolaj, Prishtina ka konfirmuar edhe një transferim.

Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur shqiptar, Kristi Vangjeli, i cili në dy sezonet e fundit luajti te Tirana.

“Edhe një ish-futbollist i Kombëtares me përvoje të madhe ndërkombëtare në radhët tona. Mirë se vjen Kristi Vangjeli”, shkruan në njoftimin e Prishtinës.

Ndryshe, 35-vjeçari nga Korça ka përvojë të madhe ndërsa në të kaluarën ka luajtur edhe në Greqi me Arisin në dy kohë, me Chornomorets Odessa në Ukrainë dhe Astra Giurgiu në Rumani.

Vangjeli gjithashtu ka luajtur për shumë vite me Skënderbeun në Shqipëri, ku ka fituar çdo trofe të mundshme dhe ka arritur kualifikimin në grupet e Ligës së Evropës, teksa ka edhe 35 paraqitje me kombëtaren shqiptare.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova