Xhudistët e Kosovës kanë udhëtuar sot për në Japoni, pretendojnë medalje në “Tokyo 2020”

Xhudistët e Kosovës kanë udhëtuar sot për në Japoni, pretendojnë medalje në “Tokyo 2020”

Xhudistët e Kosovës me optimizëm kanë udhëtuar sot drejt Japonisë pjesëmarrje në Olimpiadë Ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Tokios së Japonisë, ku do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Xhudistët të prirë nga trajneri Driton Kuka, do të vendosen fillimisht në Komunën e Sanjos, ku do të zhvillojnë përgatitje. Më pas, ata […]

Ekipi olimpik i xhudos është nisur sot drejt Tokios së Japonisë, ku do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike. Xhudistët të prirë nga trajneri Driton Kuka, do të vendosen fillimisht në Komunën e Sanjos, ku do të zhvillojnë përgatitje. Më pas, ata do të transferohen më 21 korrik në fshatin olimpik në Tokio.

Kosova në Olimpiadë do të përfaqësohet me pesë xhudistë: Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova, Loriana Kuka dhe Akil Gjakova. Ndërsa, me ekipin drejt shtetit aziatik udhëtoi edhe Flaka Loxha, në cilësinë e sparing partneres. Para nisjes, trajneri Kuka ka folur për fazën përgatitore që do ta zhvillojnë në Sanjo.

“Qyteti Sanjo është nikoqir i ekipit tonë, qytet ky që na ka pritur edhe para Botërorit 2019. Atje do t’i përshtatemi klimatizimit të kohës dhe do të kemi përgatitje, në të cilat nuk lejohen sparingjet me sportistë tjerë, për shkak të pandemisë Covid 19. Unë besoj se ekipi është mjaftueshëm në numër për të ndihmuar njëri-tjetrin, si dhe për të mbajtur performancën dhe nivelin e përgatitjeve që tashmë e kemi arritur”, ka thënë trajneri i suksesshëm kosovar.

Të pesë xhudistët janë kualifikuar me normë olimpike. Prej tyre, më së shumti gjasa për medalje ka Distria, e cila është në formë jetësore. Por, prapa nuk mbeten as kampionia olimpike, Majlinda, por edhe Nora. Kosova do të marrë pjesë në Olimpiadën e Tokios me 11 sportistë.

6 prej tyre me norma olimpike dhe 5 m ftesa. Pjesa tjetër e ekipit olimpik udhëton prej 19 korrikut e tutje. Olimpiada e shtyrë për një vit shkaku i pandemisë do të fillojë më 23 korrik dhe do të mbyllet më 8 gusht. Kosova synon ta fitojë së paku një medalje në Olimpiadën “Tokyo 2020”.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova