UEFA hap procedurë diciplinore kundër Anglisë pas ndodhive në finale kundër Italisë

UEFA ka hapur procedurën diciplinore kundër Federatës Angleze të Futbollit. Kjo ka ndodhur pas skenave kaotike në finalen e Euro 2020, mes Anglisë dhe Italisë në ‘Wembley’, transmeton Periskopi. Pamjet e gërrditshme konfirmuan se qindra fansa anglezë pa bileta u futën me dhunë në stadium, duke thyer vijën e sigurisë. UEFA tash ka emëruar një […]
Kjo ka ndodhur pas skenave kaotike në finalen e Euro 2020, mes Anglisë dhe Italisë në ‘Wembley’, transmeton Periskopi.
Pamjet e gërrditshme konfirmuan se qindra fansa anglezë pa bileta u futën me dhunë në stadium, duke thyer vijën e sigurisë.
UEFA tash ka emëruar një inspektor të etikës dhe diciplinës për të filluar hetimet rreth eventeve tmerruese që ndodhën ditën e finales.
Kaosi rreth ndeshjes u përcoll edhe nga abuzimet raciste drejtuar disa futbollistëve anglezë nëpër rrjetet sociale, menjëherë pas humbjes në penallti. /Periskopi.com/












