U tall me Holokaustin, largohet nga puna drejtori i ceremonisë hapëse të Tokio 2020, një ditë para eventit

U tall me Holokaustin, largohet nga puna drejtori i ceremonisë hapëse të Tokio 2020, një ditë para eventit

Komiteti organizues i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar drejtorin e ceremonisë së hapjes për shkak të një shakaje mbi Holokaustin që ai ka bërë gjatë një shfaqje komike në vitin 1998. Presidenti i komitetit organizues Seiko Hashimoto deklaroi në prag të ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar. Ai u akuzua për […]

Komiteti organizues i Lojërave Olimpike të Tokios ka shkarkuar drejtorin e ceremonisë së hapjes për shkak të një shakaje mbi Holokaustin që ai ka bërë gjatë një shfaqje komike në vitin 1998.

Presidenti i komitetit organizues Seiko Hashimoto deklaroi në prag të ceremonisë së hapjes, se drejtori Kentaro Kobayashi është shkarkuar. Ai u akuzua për përdorimin e një batute mbi Holokaustin, në komedinë e tij, duke përfshirë frazën ‘Le të luajmë Holokaustin’ (duke aluduar se ka qenë dicka e krijuar).

“Ne zbuluam se Z. Kobayashi, në interpretimin e tij, përdori një frazë për të përqeshur një tragjedi historike,” tha Hashimoto. “Ne kërkojmë ndjesë thellë për shkaktimin e një problemi të tillë një ditë para ceremonisë së hapjes dhe për shkaktimin e problemeve dhe shqetësimeve për shumë palë të përfshira, si për njerëzit në Tokio ashtu dhe në pjesën tjetër të vendit.”

Ceremonia e hapjes së Lojërave të shtyra nga pandemia është planifikuar për të premten dhe do të mbahet pa spektatorë si një masë për të parandaluar përhapjen e infeksioneve të koronavirusit, megjithëse disa zyrtarë, miq dhe media do të marrin pjesë.

Në një skeç të vitit 1998, Kobayashi dhe një tjetër humorist shtireshin të ishin një dyshe e famshme argëtuesish televizivë për fëmijë dhe vetë Kobayashi i referohej disa kukullave prej letre, duke i përshkruar ato si “ato të asaj kohe kur the ‘le të luajmë Holokaustin’”.

Dyshja komike më pas bëri shaka duke imagjinuar zemërimin e producentit të shfaqjes mbi këtë referencë të Holokaustit. Kjo skenë “që kisha shkruar, përmbante linja jashtëzakonisht të papërshtatshme”, kërkoi ndjesë në një deklaratë Kobayashi, një personazh shumë i famshëm i spektaklit në Japoni, kërkoi falje në një deklaratë.

Menjëherë pas zbulimit të një videoklipi dhe skenarit të performancës së Kobayashit, kritikat vërshuan në rrjetet sociale. “Çdokush, sado krijues, nuk ka të drejtë të tallet me viktimat e genocidit nazist,” tha rabini Abraham Cooper, dekan i asociuar dhe drejtor i veprimit shoqëror global në Qendrën Simon Wiesenthal me bazë në Los Anxhelos.

“Çdo shoqërim i këtij personi me Lojërat Olimpike të Tokios do të fyente kujtesën e 6 milion hebrenjve dhe do të tallej në mënyrë mizore me Paraolimpiadën,” tha ai, duke kujtuar se njerëzit me aftësi të kufizuara gjithashtu u shfarosën në kampet e përqendrimit nazist.

 

 

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova