Tokyo2020: Dhjetëra sportistë në izolim, rrezikohet Olimpiada

Tokyo2020: Dhjetëra sportistë në izolim, rrezikohet Olimpiada

Olimpiada e Tokios nuk ka filluar akoma, megjithatë në Fshatin Olimpik të krijuar enkas në kryeqytetin japonez po shtohen nga dita në ditë rastet pozitive me virusin Covid – 19. 12 muaj më herët Lojërat e 32-ta Olimpike u shtynë me një vit, pikërisht për arsye të pandemisë së Koronavirusit, sidoqoftë gjendja vazhdon të jetë […]

Kështu pas izolimit të gjithë skuadrës së atletikës së përfaqësueses australiane, pas rezultimit pozitiv të njërit prej pjesëtarëve të stafit, radhën në “mbretëreshën e sporteve” e pati ekipi britanik. Në këtë mënyrë u karantinuan pa humbur kohë gjithashtu edhe dy pjestarë të stafit dhe gjashtë atletë të skuadrës britanike të atletikës, pas rezultimit pozitiv të njërit prej personave të ngushtë të kontaktit gjatë fluturimit për në Japoni.

Sikur të mos mjaftonin lajme të tilla situata u përshkallëzua akoma më shumë me zhvillimet e tjera problematike, pak a shumë të po së njëjtës natyrë. Tegla Loroupe, që mban ende rekordet botërore të garave të thellësisë në 25 dhe 30 kilometra udhëheq delegacionin e skuadrës së refugjatëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, megjithatë me sa kuptohet 48-vjeçarja keniane është infektuar që pa u nisur për në Tokyo, pra që në Qendërn Stërvitore me bazë në Katar, më saktë në Doha. Gjithë skuadra e regbisë me shtatë lojtarë e Afrikës së Jugut është izoluar, pas njoftimit se një pasagjer rezultoi i prekur nga virusi Covid – 19 gjatë udhëtimit për në vendin e “lindjes së diellit”.

Janë plot 14 lojtarë, si dhe katër pjestarë të tjetë të stafit drejtues që i janë nënshtruar regjimit të fortë të karantinës, në një strukturë të ndërtuar enkas për raste të tilla, të pozicionuar afërsisht gjysmë ore larg fshatit olimpik.

Për hir të së vërtetës pas testeve të kryera asnjë nga këta 18 persona nuk ka rezultuar pozitivë, gjithsesi këto janë masat e marra dhe protokolli i përcaktuar që më herët nga të gjitha palët për një përballim sa më të efektshëm të situatës siç dihet është tepër strikt, në këtë aspekt.

 

Vetë organizatorët deklaruan se janë 10 persona që kanë rezultuar pozitivë pas analizave të kryera përgjatë ditës së dielë, që kanë lidhje me Olimpiadën e Tokios, pra bëhet fjalë për sportistë, trajnerë apo qoftë edhe pjestarë të tjerë të stafit.

Dy lojtarë të Afrikës së Jugut, Thabiso Monyane dhe Kamohelo Mahlatsi u bënë dy futbollistët e parë të infektuar në Lojërat Olimpike të Tokios, për më tepër një ngjarje e tillë u regjistrua vetëm pesë ditë përpara se të startojë Olimpiada e 32-të Verore. Videoanalisti i skuadrës rezultoi pozitiv që ditën e shtunë, ndërkohë e gjithë pjesa tjetër e skuadrës është shtrënguar të izolohet deri në pritjen e testeve të tjera, që do të qartësojnë përfundimisht situatën e krijuar.

Në fakt, gjendja në Japoni është rënduar dhe organizatorët kanë shtuar kontrollet, për të evituar një infektim në masë të sportistëve apo dhe stafeve të skuadrave pjesëmarrëse. Në këtë mënyrë, pas të dhënave të publikuara nga vetë organizatorët numri i banorëve të prekur nga pandemia e Koronavirusit në Tokio ka shkuar me katër shifra për të katërtën ditë radhazi.

Të ngjashme
Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

Mourinho kërkon përforcim të ri, Real Madridi vihet pas Calafiorit

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

11-shja startuese e Kosovës U21 kundër Turqisë, rikthehet në formacion Laurent Xhylani

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Shqipëria nis epokën Maran, sonte miqësore ndaj Izraelit në “Air Albania”

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Burnley i kërkon 12 milionë euro për Armando Brojën, sulmuesin kuqezi e duan në Itali

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Incidenti në finale, FFM me gjobë marramendëse dhe përjashtim nga Kupa për Shkëndijën e Tetovës

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

Favoritët për ta fituar Botërorin 2026 sipas kompanive të basteve

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

“Do ta zyrtarizojmë nesër”, Pérez e paralajmëron përforcimin e parë të Realit

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Fund pritjeve të gjata? FIFA sjell ndryshimin e madh në vendimet për pozicionin jashtë loje

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Thyhet rekordi i madh i Bayernit, Manchester City bëhet klubi me më shumë lojtarë që do të luajnë në një Kupë të Botës

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Autoritetet spanjolle anulojnë ndeshjen përgatitore për Kupën e Botës Kongo-Kili, shkak frika nga Ebola

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Barcelona nxjerr në shitje yllin e madh, Flick ka gati zëvendësuesin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Para pak ditësh tha se nuk do të luajë më për Sassuolon, klubi italian e blen përfundimisht Muricin

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova

Juventusi nxjerr në shitje katër përforcimet e verës së kaluar, në listë edhe Zhegrova