Rusia shënon rekord viktimash e mbi 25.000 raste me Covid-19

Rusia shënon rekord viktimash e mbi 25.000 raste me Covid-19

Rusia të shtunën shënoi rekord të të vdekurve nga Covid-19 për 24 orë që nga fillimi i pandemisë – 752. Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në shtetin që i pari miratoi një vaksinë kundër Covid-19 shkoi në 142.253. Kjo është ndër shifrat më të larta në botë. Task-forca për koronavirusin gjithashtu raportoi […]

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të koronavirusit në shtetin që i pari miratoi një vaksinë kundër Covid-19 shkoi në 142.253. Kjo është ndër shifrat më të larta në botë.

Task-forca për koronavirusin gjithashtu raportoi 25.082 raste të reja në 24 orët e fundit, përfshirë rreth 5.700 vetëm në kryeqytetin Moskë. Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i infektimeve shkoi në mbi 5 milionë e 785 mijë, që gjithashtu është në mesin e numrave më të lartë në botë.

Sidoqoftë, Agjencia Federale e Statistikave në Rusi ka shifra të tjera rreth viktimave të pandemisë, duke sugjeruar se ky numër është shumë më i lartë.

Sipas kësaj agjencie, nga prilli i vitit të kaluar deri në maj të këtij viti janë regjistruar rreth 290.000 vdekje të lidhura me Covid-19 në Rusi, shkruan Reuters, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, në gusht të vitit të kaluar, Rusia u bë shteti i parë në botë që miratoi një vaksinë kundër sëmundjes së re. Veprim i saj u kritikua dhe u pa me skepticizëm nga ekspertët, sepse miratimi u bë ende pa u kryer mirë faza e tretë e testimit.

 

Të ngjashme
Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj