Parimet e Kurtit i mori era: Me një qese PSD mundohet ‘ta zë’ reciprocietin në ajr

Parimet e Kurtit i mori era: Me një qese PSD mundohet ‘ta zë’ reciprocietin në ajr

PSD ka zhvilluar një aksion ku denoncon shkeljet e premtimeve nga ana e kryeministrit Albin Kurti. Kjo parti, thotë se Kurti premtoi dialog me serbët lokal, rishikim të marrëveshjeve, kërkim falje nga Serbia, reciprocitet, dialog te hapur, refuzim të Asociacionit, etj. Të gjitha këto, thotë PSD, i mori era. Kjo parti shkruan: Parimet e Kurtit […]

PSD ka zhvilluar një aksion ku denoncon shkeljet e premtimeve nga ana e kryeministrit Albin Kurti.

Kjo parti, thotë se Kurti premtoi dialog me serbët lokal, rishikim të marrëveshjeve, kërkim falje nga Serbia, reciprocitet, dialog te hapur, refuzim të Asociacionit, etj.

Të gjitha këto, thotë PSD, i mori era.

Kjo parti shkruan:

Parimet e Kurtit i mori era

Negociatat kanë rifilluar pas sa kohësh, aty ku kanë mbetur. Për më tepër, Besnik Bislimi pranon se janë pajtuar me të gjitha marrëveshjet, përveç atë për targat KS. Ajo çka dallohet nga ky proces është tentimi për ndërrim të terminologjisë, ndërrim të tonit dhe të ritmit, por jo edhe të procesit. Sepse në të kundërtën do të kishim dëgjuar për një projekt alternativ, si propozim i KM. Kurti. Në vend të një përpjekjeje politike për përmbylljen e çështjes me Serbinë dhe hapjen e mundësive të reja zhvillimi, kemi bunkerizim të pushtetit të ri. Aty – këtu dëgjohen intervista të rralla dhe të kontrolluara mirë.

Ndërrimi i gjuhës me të cilin akomodohen marrëveshjet e vjetra, tentojnë amortizim të pakënaqësisë, krijim të hutisë. E kush ka nevojë për qartësi e njohuri kur në ballë prinë një politikan që e sheh vetën si bartës të fatit të historisë? E për këtë shërbim ndaj qytetarëve, ai kërkon besim të verbër. Regjimi i tij don dëgjueshmëri.

Nga prioriteti i shtatë, dialogun e ngriti në të tretin e të dytin, e shumë shpejt u bë i pari. E për këtë nuk dha llogari. Regjimi i Kurtit përveç që është i mbyllur sa i përket ecurisë për dialogun, ai po e bunkerizon Kosovën përmes përjetësimit të problemit me Serbinë. Me ose pa Asociacion, ruajtja e pushtetit është qëllimi i tij.

Gjuha në njërën anë, mungesa e trasparencës në anën tjetër, janë shenja që duhen lexuar. Përmes bashkimit të këtyre pikave vizatohet problemi. Figura del e duket. Për projekt që zgjidh problemin me Serbinë, duhet guxim. E Kurti e ka karakteristikën e liderëve autoritar: ata janë frikacak.

Por sado i madh të jetë pushteti i Kurtit, qëndrimet e dikurshme nuk i fsheh dot. Ai premtoi që duhet: dialog me serbët lokal, rishikim të marrëveshjeve, kërkim falje nga Serbia, reciprocitet, dialog të hapur dhe demokratik, refuzim të Asociacionit, kërkesë për riparimin e dëmeve të luftës, nevojën e njohjes, e kështu me radhë. Por parimet e tij për dialogun i mori era.

 

Të ngjashme
Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik