Nuk ka më reshje, ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Nuk ka më reshje, ky është parashikimi i motit për 5 ditët në vijim

Prishtina Weather bën të ditur se gjatë ditëve në vijim do të kemi mot stabil derisa prej të dielës do të kemi ngritje të temperaturave. Ditëve në vijim mot stabil, kryesisht me diell, e orëve të pasdites edhe me vranësira. Temperaturat më afër vlerave mesatare. Nga e diela më nxehtë. 21.07.2021 – Periudha e motit jostabil […]

Ditëve në vijim mot stabil, kryesisht me diell, e orëve të pasdites edhe me vranësira. Temperaturat më afër vlerave mesatare. Nga e diela më nxehtë.

21.07.2021 – Periudha e motit jostabil që patëm ditëve të fundjavës, por edhe këtyre dy ditëve të para të javës, përfundoj. Para kemi mot më të qëndrueshëm, që do të karakterizohet me mot kryesisht me diell, e orëve të pasdites do të ketë edhe zhvillime të vranësirave, por pa mundësi për të reshura. Në aspektin termik temperaturat do të jenë më afër vlerave mesatare, e tek nga dita e diel, i nxehti afrikan fillon sërish të rrisë temperaturat mbi vlera mesatare.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht përreth vlerave të pranueshme dhe të mira.

Indeksi i rrezeve UV, në këto ditë me intervale më të gjata me diell, mbetet kryesisht në vlera të larta, por edhe shumë të larta. E në këto raste preferohet t’i ikim qëndrimit më të gjatë në diell nga ora 10 deri 16.

22.07 – Kryesisht me diell dhe jo aq nxehtë, në mëngjes më freskët. Pasdite me zhvillime të vranësirave lokale, e në mbrëmje sërish kthjellime.

23.07 – Kryesisht me diell e orëve të pasdites edhe me zhvillime të vranësirave lokale.

24.07 – Kryesisht me diell, e pasdite me vranësira të shpërndara përreth viseve malore, që më vonë mund të sjellin ndonjë rigë lokale shiu.

25.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.

26.07 – Shumë nxehtë e kryesisht me diell. Pasdite vonë përreth viseve malore mundësi për rrebesh shiu.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 12C deri 14C, e ditën e hënë shënojnë rritje deri në 16C. Maksimalet deri të shtunën luhaten ndërmjet 25C e 27C, e të dielën shënojnë rritje deri në 30C, e të hënën i afrohen edhe shkallës prej 35C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-10m/s.

 

Të ngjashme
Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja