Një hap tjetër drejt Bashkimit: Hapet vendkalim i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë

Një hap tjetër drejt Bashkimit: Hapet vendkalim i ri kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë

Pika kufitare Restelicë-Strazimir do të jetë tani vendkalimi tjetër kufitar mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut. Vendkalim ky që thuhet se do të ndihmojë edhe më shumë në bashkëpunimin mes të dyja vendeve. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se ky rajon kufitar gjithnjë ka kultivuar marrëdhënie të mira në mes banorëve […]

Vendkalim ky që thuhet se do të ndihmojë edhe më shumë në bashkëpunimin mes të dyja vendeve.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është shprehur se ky rajon kufitar gjithnjë ka kultivuar marrëdhënie të mira në mes banorëve Kosovës dhe Maqedonisë së veriut, e për çka thekson se duhet angazhim për lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre.

“Si dy vende fqinje ne kemi marrëdhënie të mira ndërshtetërore. Dy shtetet tona gëzojnë marrëdhënie historike, politike, ekonomike dhe kulturore të cilat e bëjnë të domosdoshëm bashkëpunimin tonë. Ky rajon ndërkufitar gjithmonë ka kultivuar marrëdhënie të veçanta në mes banorëve të dy vendeve. Bashkëjetesa e mirë e qytetarëve tanë nga dy zonat, përkundër kufijve na shtyn të angazhohemi për lehtësimin e jetës dhe veprimtarisë së tyre. Kjo do të hapë mundësi të reja të zhvillimit dhe bashkëpunimit në mes dy vendeve tona në sektorë të ndryshëm,” tha ai.

Në ceremoninë e hapjes së këtij vendkalimi i pranishëm ishte edhe ministri i Punëve të Brendshme të Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovki.

Ai tha se hapja e këtij vend kalimi do të jetë i sigurt për çështje ekonomike apo private, raporton KosovaPress.

“Dua të potencoj nevojën e bashkëpunimit me kolegët e Punëve të Brendshme të Kosovës në kontrollin e vijës kufitare nga viti në vit shënon një përparim evident, jo vetëm në aktivitetet e përditshme kufitare, në kontaktet e përbashkëta ne pikat kufitare, në patrullimet e përbashkëta dhe të ngjashme, sikurse edhe bashkëpunimi i përbashkët që të bëhet bashkëpunimi më intensiv. Para neve është një detyrë e madhe e kjo është puna e përbashkët përmes partnereve tonë ndërkombëtar, që të sigurojmë mjetet financiare dhe me në fund t’i zgjidhim të gjitha problemet e infrastrukturës”, tha ai.

Të ngjashme
Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Moti sot, vranët e me shi sot

Moti sot, vranët e me shi sot

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Kapen 8 tonë kokainë në Gjermani, vlera 500 milionë euro

Parashikimi i motit për të enjten

Parashikimi i motit për të enjten

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

Ky është njëri prej viktimave nga tragjedia në Shëngjin

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

16-shi i LDK-së, Visar Azemi pas tubimit: Faleminderit Ferizaj

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria